KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çeku mirëpret yjet ndërkombëtarë të operës në prag të koncertit gala të RLIOF 2025
KulturëLajmePolitikë

Çeku mirëpret yjet ndërkombëtarë të operës në prag të koncertit gala të RLIOF 2025

Kosova News
Kosova News 19:02 -01/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës dhe ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mirëpritur sot në kabinet yjet e mbrëmjes gala të festivalit tashmë tradicional Ramë Lahaj International Opera Festival (RLIOF), shkruan KosovaNews.

“Nga skenat më prestigjioze të operës në botë, Ramë Lahaj çdo vit kthehet në Prishtinë për ta ndarë suksesin me publikun e tij, përmes festivalit RLIOF që tashmë është bërë traditë.”, ka shkruar Çeku.

Ai ka njoftuar se Koncerti i madh do të mbahet më 2 gusht në sheshin “Skënderbeu”, ku artistët do të performojnë nën tingujt e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit të Shqipërisë.

“Bashkë me të, pritëm në kabinet sopranon Nino Machaidze, basin Dario Russo dhe dirigjentin e mbrëmjes Roberto Rizzi Brignoli, yjet e mbrëmjes gala që do të mbahet më 2 gusht në sheshin Skënderbeu, nën tingujt e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit të Shqipërisë.”, ka njoftuar Çeku.

Festivali RLIOF 2025, që ka zgjatur 11 ditë, ka sjellë një sërë aktivitetesh dhe koncertesh të ndryshme të muzikës operistike. Me këtë mbrëmje gala, festivali përmbyll me sukses edicionin e sivjetshëm.

Në fund të postimit, ministri Çeku shprehu falënderimet dhe urimet për organizatorët, duke i vlerësuar për punën e tyre të palodhshme.

Gjithashtu lexoni:

“Mos u shqetësoni”, Prishtina teston sot alarmin publik

Qeveria thërret konferencë për media, flasin Pacolli e Hoti

Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit

Shpërthen zjarri në dy fshatra të Mitrovicës

Haxhiu falënderon Mattarellan dhe Melonin për mikpritjen para hapjes së Lojërave Mesdhetare

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?