Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se buxheti në këtë institucion është rritur rreth 45%.
Për këtë ai sqaroi, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, se luan rol edhe një ligj i miratuar në Kuvendin e Kosovës, përcjell klankosova.tv.
”Rritja është e konsiderueshme”.
”Është rreth 45%, mirëpo duhet treguar edhe një fakt, se me një nga ligjet e fundit të miratuara të kuvendit, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale tashmë ka kaluar në Ministrinë e Kulturës. Dhe bashkë me buxhetin e agjencisë, kanë hyrë brenda buxhetit të Ministrisë së Kulturës”.
”Po, për vitin e ardhshëm buxheti i agjencisë është mbi pesë milionë euro, që është një shumë e konsiderueshme. Pra, bashkë me këtë pesë milionësh dhe me rritjen tjetër që e kemi pasur, shkojmë diku rreth 45%”.
”Po flasim për një buxhet goxha solid. Në tërësi, pika më problematike e realizimit të buxhetit çfarë e kemi pasur sivjet është te kategoria ‘investimet kapitale’. Këtu jemi më dobët, për shumë arsye nga e kaluara”.