Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e enjte, raporton KosovaNews.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar edhe për sot, është 1,60 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të enjten, është 1.33.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76.
Çmimet e lartcekura vlejnë për për sot (29 shtator) dhe janë valide deri nesër në mëngjes kur publikohet çmimorja e re./KosovaNews/



