KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Buzhala: Sipas prognozave, çmimi këtë vit mund të arrijë deri në 1000 euro për megavat
Ekonomi

Buzhala: Sipas prognozave, çmimi këtë vit mund të arrijë deri në 1000 euro për megavat

Kosova News
Kosova News 18:32 -26/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se Kosova do të hyjë në një dimër të vështirë sa i përket energjisë elektrike.

Buzhala tha se konsumi i energjisë gjatë javës së kaluar krahasuar me vitin e kaluar është rritur 10 për qind.

“Fatkeqësisht është rritur me 10 për qind konsumi krahasuar me vitin e kaluar, për javën e fundit. Është një paralajmërim se konsumi që e kemi pritur që do të bie, është rritur dhe kjo është mjaft shokuese kur dihet situata emergjente energjetike nëpër të cilën po kalojmë dhe kur dihet kriza energjetike evropiane, dhe ku dihet se komplet Evropa po hyn në një dimër të parashikueshëm”, ka thënë Buzhala në Info Magazinë.

Ai tha se parashikohet që çmimi i energjisë për këtë vit të arrijë në 1000 euro për megavat dhe një faturë mujore 150 milionë euro.

“Nëse shkojmë me konsumin e vitit të kaluar dhe me prodhimin vendor të vitit të kaluar dhe me çmimet e këtij viti, atëherë fatura mujore, çmimet e këtij viti që parashihen të jenë sipas prognozave deri në 1000 euro për megavat, po flasim për një faturë mujore vetëm për nga importi që mund të shkojë deri në 150 milionë euro”, ka shtuar ai.

Buzhala theksoi se momentalisht nuk ka kufizime të energjisë, por s’dihet si do të jetë gjendja orëve e muajve në vijim, pasi, siç tha ai, po flitet për një situatë mjaft të paparashikueshme.

“Qytetarët duhet ta dinë s’janë duke zgjedhur në mes të një shërbimi më të lirë dhe më të shtrenjtë, janë  duke zgjedhur të ngrohen me një pasiguri shumë të madhe, pasi nuk e dimë si do të jetë situata. Janë situata të paparashikueshme, po hyjmë në një dimër shumë të vështirë”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 26/09/2022 26/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?