KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve
Pa kategori

Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve

Kosova News
Kosova News 21:38 -21/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në vend se të shkojnë për zhvillim, qindra miliona euro të buxheteve komunale po shpenzohen për shlyerje të detyrimeve ligjore. Të dhënat e Institutit GAP tregojnë se mbi 126 milionë euro janë shpenzuar në vitin 2025 për të shlyer obligimet gjyqësore që vijnë nga kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi.Paratë që do të mund të përmirësonin mirëqenien e qytetarëve, po shpenzohen për shlyerje të detyrimeve ligjore që kanë komunat.

Pra, në vend se të ndërtoheshin rrugë , çerdhe të reja e të përmirësohen shërbimet shëndetësore, buxheti i paraparë për këto, u shpenzua nga komunat për të paguar obligimet gjyqësore dhe përmbarimore.

Vetëm vitin e kaluar, plot 126.6 milionë euro u paguan për përmbarues e vendime gjyqësore nga komunat.Të dhënat e Instituti GAP tregojnë se këto para janë shpenzuar për të shlyer obligimet gjyqësore që vijnë nga kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, obligimet nga vendimi qeveritar i 2008-tës për pagesë shtesë bazuar në kualifikim, kompensimet për shujta e transport. Shto këtu edhe vonesat në pagesa ndaj furnitorëve.

 “Shumica e tyre kanë të bëjnë me kontrata kolektive dhe në këtë rast komunave padrejtësisht janë duke iu marrë këto mjete financiare sepse kontratat kolektive nuk janë nënshkruar nga komunat dhe sindikatat përkatëse, po këto kontrata i kanë nënshkruar niveli qendror me sindikatat përkatëse. Prej vitit 2022 deri e deri më tani komunave iu kanë marrë mbi rreth 350 milionë euro. Nga këto 350 milionë euro, përveç përfituesve direkt që janë mësimdhënësit edhe kategori të tjera, domethënë, të parapara nga kontratat kolektive edhe për shëndetësi, përmbaruesit, avokatët dhe proceset në gjyqësore që kanë marrë, shuma totale është mbi 93 milionë euro”, tha Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave.

Për t’i paguar këto gjoba e detyrime ligjore, komunat po i marrin paratë nga projektet kapitale.

Vetëm në Komunën e Prishtinës janë rritur për mbi 300% pagesat për vendime gjyqësore dhe përmbarimore në 2025-tën.

“Kur ta bllokon krejt buxhetin ti nuk e ke në dorë kontrollin e buxhetit, prandaj ke edhe përmbaruesit që i marrin fondet në mënyrë të pakontrolluar. Pra, bllokada e cila i është bërë kryeqytetit nga niveli qendror edhe ka shkaktuar këtë problem që e kemi pasur edhe tash duhet me u marrë me të edhe këtë vit “, tha  Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Pas Prishtinës, komunat me rritjen më të madhe të pagesave janë: Leposaviqi, Mamusha, Ferizaj dhe Prizreni.

 

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

Kosova News 21/05/2026 21/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë
18:00 -19/07/2026
Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
17:46 -19/07/2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
17:23 -19/07/2026
​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona
15:54 -19/07/2026
Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?