Paraditen e sotme Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, është goditur nga vetura.
Gjendja e tij është stabile dhe ai momentalisht ndodhet nën mbikëqyrje të mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Rastin e aksidentit e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari. Deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha zëdhënësi Gashi.
Kurse për rastin ka folur edhe shefi i Emergjencës, Hekuran Veçgishti, i cili dha disa detaje rreth gjendjes shëndetësore të tij.
“Rreth orës 11:30, në Emergjencën e Spitalit të përgjithshëm të Prizrenit, është sjell pacienti për shkak të lëndimit të marr nga aksidenti. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme në emergjencë ku është parë se ka lëndime në kokë. Për momentin pacienti është në mbikëqyrje në emergjencë dhe ka gjendjen stabile”, tha Veçgishti.


