Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dhe një grua kanë braktisur një fëmijë.
Rasti ka ndodhur të martën në Lipjan dhe është duke u hetuar.
Ai po trajtohet si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.
“Lipjan 22.08.2023 – 16:00. Më 23.08.2023 është raportuar se viktima femër kosovare është braktisur nga të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë, ku nuk janë dhënë detaje të tjera për rastin.


