Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Ai tha se është i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që do ta ketë shtatoren veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi..
“Jam i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që do ta ketë shtatoren e bacës Adem, për arsye se ashtu i takon Podujevës dhe Llapit. Llapi nuk është thjeshtë vendlindja e bacës Adem, por edhe vendi e familja e tij e madhe. Baca sot po skalitet këtu si një hero i një populli që aq shumë e deshi dhe gjithçka sakrifikoi për të. Podujeva dhe Llapi janë të nderuar që tashmë ne zemër të qytetetit të tyre, në bulevardin e qytetit ka personalitet dhe një figurë kaq madhështore”, u shpreh ai.
Përveç tij. i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili gjatë fjalimit të tij e ka quajtur Demaçin i përvuajturi më i fortë për përvojën më të madhe të dashurisë për liri.

