KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh
Rajon

Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh

Kosova News
Kosova News 13:02 -28/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bullgaria po përgatitet edhe për një palë zgjedhje të përgjithshme – të gjashtat që nga prilli i vitit 2021 – pasi partia populiste “Ka një popull të tillë” (ITN) më 28 mars refuzoi të formojë Qeverinë. Kjo është partia e tretë që refuzon mandatin qeveritar.

Paraprakisht, partia e qendrës së djathtë GERB, dhe ish-partneri i koalicioni, partia properëndimore “Vazhdo Ndryshimin/Bullgaria Demokratike” (CCDB) thanë se nuk mund të formojnë një kabinet qeveritar.

Vendimi i ITN-së i hap rrugën presidentit Rumen Radev, që të caktojë një Qeveri në detyrë dhe të caktojë datën e zgjedhjeve që duhet të mbahen brenda dy muajsh.

Bullgaria do të votojë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 9 qershor, dhe dy palë zgjedhjet mund të mbahen brenda një dite. Megjithatë, data e zgjedhjeve varet nga aftësia e Radevit që të caktojë sa më shpejt një Qeveri në detyrë.

Pas zgjedhjeve të mbajtura prillin e vitit të kaluar, Bullgaria kishte një Qeveri të përbashkët të mbështetur nga reformistët e CCDB-së dhe GERB-i. Ata ishin pajtuar për një ekzekutiv 18-mujor dhe që udhëheqja e tij të bëhej përmes rotacionit, përkatësisht fillimisht kryeministër të ishte Nikolay Denkov nga CCDB-ja dhe pas nëntë muajsh, detyrën ta merrte Maria Gabriel nga GERB-i.

Denkov dha dorëheqje më 5 mars, pas nëntë muajsh në postin e kryeministrit, dhe ia la udhëheqjen e Qeverisë GERB-it. Por, Gabriel dështoi të formonte një ekzekutiv të ri dhe më 27 mars Denkov po ashtu refuzoi ftesën e Radevit që të tentonte sërish të formonte Qeverinë.

Bullgaria është shteti më i varfër nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe po përballet me korrupsion të përhapur.

Ky vend në Ballkan është i mbërthyer nga paqëndrueshmëria politika që nga protestat e mëdha kundër korrupsionit që u mbajtën në vitin 2020.

Para zgjedhjeve të prillit të kaluar, shteti ishte udhëhequr nga qeveritë në detyrë, që u caktuan nga Radevi në mungesë të një koalicioni të qëndrueshëm të zgjedhur me votë qytetare.

Radev tha të enjten se më 30 mars do të nisë konsultimet me kryeministrat potencialë që do të mund të merrnin udhëheqjen e një ekzekutivi në detyrë. Pas ndryshimeve kushtetuese, presidenti mund të zgjedhë mes kryetarit të Asamblesë Kombëtare, guvernatorit apo zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore bullgare, kryetarit apo nënkryetarit të Dhomës së Auditimit, Avokatit të Popullit apo zëvendësit të tij./Radio Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 28/03/2024 28/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?