KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Buleshkaj: Jemi shumë të brengosur me trajtimin e rasteve tona nga Prokuroria
Lajme

Buleshkaj: Jemi shumë të brengosur me trajtimin e rasteve tona nga Prokuroria

Kosova News
Kosova News 13:42 -25/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ka legjislacion në harmoni me Bashkimin Evropian për luftimin e korrupsionit, por sfidë mbetet zbatueshmëria e tij. Megjithatë për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit shqetësues po konsiderohet edhe mënyra se si këto ligje po i interpretojnë institucionet e drejtësisë, u tha në konferencën për transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë “Demaskimi i Korrupsionit”.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, theksoi se si Agjenci po ballafaqohen me mungesë të burimeve njerëzore dhe financiare për zbatueshmërinë e ligjeve që parashohin fushëveprimin e kësaj agjencie.

“Për ne dy janë pengesa kryesore siç është burimet e kufizuara njerëzore dhe burimet e kufizuara financiare e të cilat pastaj e kanë edhe implikacionin e tyre edhe në zbatimin e kualitetin e punës tonë të përditshme. Kemi mjaftë shumë ligje në Kosovë të cilat fillimisht hyjnë në fuqi e pastaj bëhet impakti financiar i tyre duke vonuar me vite të tëra futjen ashtu siç duhet në fuqi. Kemi pasur në vitet të fundit një përditësim që ne e ka kufizuar veprimtarinë në aspektin pozitiv, por në anën tjetër kanë munguar burimet njerëzore qofshin financiare për të zbatuar në mënyrë ashtu siç kemi dashur si agjenci”, theksoi ai.

Buleshkaj shprehu shqetësime edhe për mënyrën se si institucionet drejtësisë po e interpretojnë legjislacionin që prek këtë agjenci.

“Jemi shumë të brengosur se si trajtohen rastet tona na Prokuroria duke kërkuar që çdo rast të jetë e qartë dashja në kryerjen e kësaj vepre e cila konsiderohet si vepër penale. Shembull tek deklarimi i pasurisë është tepër vështirë të verifikohet dashja që një zyrtar me dashje e ka lënë një pasuri pa regjistruar …..Prokuroria nuk na njeh as si palë e Prokurorisë Themelore dhe Apelit. Për neve është mjaftë shqetësuese sepse dëmton thelbin e qëllimit të legjislacionit që ne e zbatojmë. Kemi një hap negativ që ka ndodhur kohëve të fundit nga Gjykata Supreme ku Gjykata Supreme e ka interpretuar se shkelje e ligjit për deklarim të pasurisë është vetëm nëse pasuria e padeklaruar është e fituar në mënyrë të kundërligjshme, secila pagë që ka rrjedh nëpër banka nuk duhet të jetë shkelje, kjo është praktikë tepër e keq dhe ne frikësohemi se do të jetë prevalente dhe e prek substancën e sundimit të ligjit”, theksoi ai.

Komisionerja për Informacionin dhe Privatësinë (API), Krenare Sogojeva-Dërmaku u shpreh se ligji për qasje në dokumente publike, ndonëse i harmonizuar me direktivat e BE-së, në një të ardhme të afërt duhet të plotësohet. Sipas saj, përgjatë këtyre tri viteve ligji në fjalë ka lënë gjurmë në rritje të transparencës dhe rritjes së llogaridhënies për institucionet publike .

Edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj u shpreh se Kosova ka legjislacion në harmoni me direktivat e BE-së për luftimin e korrupsionit. Qelaj e konsideroi si sfidues mungesën e një ekspertize të mirëfilltë në trajtimin e korrupsionit.

Por Avokati i Popullit theksoi se shumica e institucioneve të Kosovës nuk kanë arritur të krijojnë besueshmërinë e qytetarëve.

“Kemi shumë sfida dhe barrierat janë të nivele të ndryshme duke filluar prej mungesës së një ekspertize të mirëfilltë që nuk ekziston në Kosovë se si me iu qasur dhe me trajtuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe mbështetja jo e mjaftueshme e gjithë akterëve kyç të shoqërisë që mund të japin kontribut edhe në parandalim të korrupsionit”, theksoi Qelaj.


Gjithashtu lexoni:

Mërgimtarët në pritje prej orësh në kufirin Kroaci-Serbi

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për tentimvrasje në Mitrovicë

Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra në Zubin Potok

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve

Kosova News 25/10/2024 25/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës
14:25 -19/07/2026
Mërgimtarët në pritje prej orësh në kufirin Kroaci-Serbi
13:52 -19/07/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për tentimvrasje në Mitrovicë
13:32 -19/07/2026
Rrustemi: Presidenti dhe Qeveria janë procese të ndara, por mund të ndërlidhen nëse ka vullnet politik
13:28 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?