KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Buja refuzoi të përgjigjet në Speciale për rastin e Thaçit dhe të tjerëve, avokati thotë se dëshmitari ka të drejtë ta bëjë këtë
Lajme

Buja refuzoi të përgjigjet në Speciale për rastin e Thaçit dhe të tjerëve, avokati thotë se dëshmitari ka të drejtë ta bëjë këtë

Kosova News
Kosova News 22:02 -04/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shukri Buja nuk u është përgjigjur asnjërës prej pyetjeve gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të hënën me arsyetimin se inkriminohet.

Madje ai tha se qëndron pranë asaj që kishte deklaruar kur u pyet se a i pranon garancitë sipas Rregullës 151 (3) që parasheh mosinkriminimin e dëshmitarit në ato që thotë.

“Dëshiroj që të qëndroj pranë asaj që kam deklaruar në deklaratë”, tha Buja në Speciale.

Avokati, Skënder Musa ka sqaruar se Shukri Buja, si dëshmitar ka të drejtë të mos iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit.

“Të drejtat që lexohet dëshmitarit njoftohet se në të gjitha të drejtat që mund të implikuar vetën dhe familjarët e tij para një turpi të rëndë ka të drejtë të mos përgjigjet. Këtë të drejtë e ka shfrytëzuar Buja, dëshmitarë. Pas sqarimeve se cilat pyetje mund të inkriminojnë ose jo, ka filluar të përgjigjet. Ka të drejtë të mos përgjigjet”, shtoi Musa.

Ndryshe, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë sot Shukri Buja i cili mban kodin W01453 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai në fillim të seancës mori fjalën duke thënë se e kishte statusin e të dyshuarit në këtë rast si dhe e ka të drejtën ligjore që të hesht për ta mosinkriminuar vetën.

Buja është i pranishëm në sallë së bashku me një avokat kujdestar i cili është Taulant Hodaj. Megjithatë, kryegjyqtari ua dha garancinë e mosinkriminimit nga ajo që do të thonë në Hagë.

“Kryetar i panelit, anëtar të panelit, të pranishëm: Në vitin 2019, nga ZPS isha i ftuar në intervistim. Pas insistimit të avokatëve të mi, mu tregua që jam vetëm si i dyshuar. Prokuroria Speciale nuk me ka informuar për akuzat që ishin ndaj meje dhe nuk e kanë informuar as avokatet e mi, përkundër kërkesave të shumta nga ekipi im ligjor. Kësaj ftese të vitit 2019, iu përgjigja dhe duke pasur parasysh të drejtat e parapara ligjore dhe në konsultim me avokatet e mi, e shfrytëzova të drejtën ligjore që pyetje pas pyetje të shikojë dhe shfrytëzojë të drejtën time të mbrohem në heshtje”, tha Buja.

Ai tha se edhe në aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është përmendur edhe emri i tij si i dyshuar.

“Në vitin 2020, nga Prokuroria e Specializuar është ngritur aktakuzë ndaj presidentit të vendit tim z. Hashim Thaçi, krye parlamentarit të Republikës së Kosovës, z.Veseli, ish-kryeparlamentarit z.Kransiqi dhe shefit të grupit parlamentar z.Selimi. Në këtë aktakuzë, në paragrafin 35 potencohet si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale në të cilën përfshihen anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandant të zonave, zëvendëskomandant të zonave, komandat të brigadave dhe anëtar të shtabit të brigadave, komandant të njësiteve të zbulimit dhe policisë ushtarake dhe ushtarë të tjerë ku përfshihet edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, ministra dhe staf tjetër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në këtë aktakuzë, është theksuar edhe emri im në paragrafin 35 dhe në dy paragrafë të tjera të kësaj aktakuze. Me tutje, në parashtresën e Prokurorisë… në këtë rast emri im përmendet si i dyshuar”, tha Buja.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Kurti e Mickoski diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

Rihapet rruga drejt pikës kufitare në Merdar

Kosova News 04/11/2024 04/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armëve
21:39 -01/07/2025
Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate
20:53 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?