KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Britania e Madhe e shqetësuar me rritjen e tensioneve Kosovë-Serbi
Politikë

Britania e Madhe e shqetësuar me rritjen e tensioneve Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 15:15 -17/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Britania e Madhe është shprehur e shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës ditëve të fundit. Ky qëndrim është bërë i ditur në reagimin e ambasadës britanike në Kosovë.

“I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, foli dje me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb, duke nënvizuar shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e ditëve të fundit” – thuhet në postimin në Twitter të ambasadës britanike në Kosovë.

Ndërsa për takimin e nesërm mes Kurti-Vuçiq, Britania ka kërkuar që palët ti vënë qytetarët në radhë të parë.

“Udhëheqësit tani kanë mundësinë dhe përgjegjësinë në bisedimet e tyre në Bruksel për të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të ndërtuar më tej në arritjet e deritanishme në Dialog dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftim.

UK Western Balkans Special Envoy, Sir Stuart Peach, spoke yesterday to the Kosovo Prime Minister and Serbian President, underlining UK concern at the rise in tensions and heated language of recent days. 1/2

— UK in Kosovo ?? (@UKinKosovo) August 17, 2022

Nesër pas më shumë se 1 viti pa takime, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të BE-së, takimi Kurti-Vuçiq, do të përqendrohet se si të avancohet dialogu drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Po ashtu, mëtohet që të trajtohen çështjet aktuale që kanë për synim zbutjen e tensioneve mes dy shtete. Kurti dhe Vuçiq nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit të kaluar.

Palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket edhe përfundimit të procesit dialogut të nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshijë njohjen reciproke, Serbia synon një zgjidhje kompromisi.

Gjithashtu lexoni:

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kosova News 17/08/2022 17/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së
18:34 -01/07/2025
Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë
18:23 -01/07/2025
Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani
18:23 -01/07/2025
​Arrestohen gjashtë persona pak para se të shkonte Kurti në veri, nuk respektuan urdhërat e Policisë
18:12 -01/07/2025
Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje
18:02 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?