KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Brenda burgut famëkeq ku do të qëndrojë Trump – Vend i njohur për shpërthimin e zgjebes dhe vdekjet (FOTO)
Botë

Brenda burgut famëkeq ku do të qëndrojë Trump – Vend i njohur për shpërthimin e zgjebes dhe vdekjet (FOTO)

KosovaNewss
KosovaNewss 15:18 -16/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka afat deri të premten e ardhshme për t’u dorëzuar në një qendër paraburgimi në Atlanta, pasi u padit të hënën me akuzën për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia.

Trump-it dhe 18 bashkë të pandehurve të tjerë u është komunikuar se kanë kohë deri në mesditën e 25 gushtit për t’u dorëzuar te autoritetet, ose përndryshe për ta do të lëshohen urdhër-arreste.

Ish-presidenti duhet të vetëdorëzohet në burgun e kontesë Fulton, që ndodhet në Rice Street të Atlantas, një objekt i ndërtuar në 1985, i cili është planifikuar të shkatërrohet për shkak se është i mbipopulluar dhe nuk ka kushtet higjenike bazë.

Në paraburgimin e tjembushur herë pas here kanë ndodhur shpërthime të zgjebes, COVID-19 dhe disa të burgosur janë gjetur të vdekur në qelitë e tyre.

Sherifi i Qarkut Fulton, Pat Labat tha se zyrtarët do të ndjekin praktika normale si për të gjithë të dënuarit e tjerë, kur Trump të dorëzohet. Procedura shpjegoi ai, zakonisht përfshin marrjen e gjurmëve të  gishtërinjve, vendosjen e prangave dhe realizimin e një fotoje.

Aktakuza e Xhorxhias është e katërta në radhë për ish-Presidentin, i cili ende nuk e ka njoftuar publikun nëse do të dorëzohet me vullnet të tilë, apo do të presë lëshimin e një urdhër-arresti për të.

Sakaq, pamjet nga brenda qendrës së paraburgimit tregojnë kushtet e tmerrshme ku të arrestuarit qëndrojnë, pajisje të prishura, salla të ntorua dhe plehra në të gjithë zonën.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

KosovaNewss 16/08/2023 16/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?