KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BQK: Investimet direkte në Kosovë arritën në 514 milionë euro
Ekonomi

BQK: Investimet direkte në Kosovë arritën në 514 milionë euro

Kosova News
Kosova News 11:17 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se investimet direkte në Kosovë deri në fund të gushtit 2023 ishin 514 milionë euro (510 milionë euro deri në fund të gushtit 2022), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 145 milionë euro (109 milionë euro deri në gusht 2022).

“Bilanci i pagesave deri në fund të gushtit 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 220.2 milionë euro i cili tregon një përmirësim prej 41% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (372.8 milionë euro ishte deficiti deri në gusht 2022)”, thuhet  në publikimin e BQK-së për statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin gusht 2023.

Sipas BQK-së, bilanci tregtar në mallra deri në gusht 2023 kishte deficit në vlerë 2.88 miliardë euro, që është për 3.6%  më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar  për 8.2 % dhe shënoi vlerën 566.5 milionë euro (617.3 milionë euro ishte deri në gusht 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje të lehtë prej 1.5 % duke arritur vlerën  3,447.1 milionë euro (3,397.4 milionë euro ishte deri në gusht 2022).

“Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në gusht 2023 shënoi vlerën 1,277.4 milionë euro, e cila paraqet rritje për 172.5 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Të ardhurat parësore deri në gusht 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 71.5  milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerën 68.2 milionë euro. Kjo paraqet një rritje rreth 4.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet  në publikimin e BQK-së për statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin gusht 2023.

Të ardhurave dytësore mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në gusht 2023 kjo llogari shënoi rritje prej 6.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, duke arritur vlerën  1,311.6 milionë euro (1,234.2 milionë euro ishte deri në gusht 2022).

Asetet në llogarinë financiare deri në gusht 2023 ishin 652.3 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar vlerën prej 666.0 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

Sipas BQK-së, investimet në letra me vlerë jashtë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në gusht 2023 janë rritur për 322 milionë euro.

“Investimet tjera në Kosovë (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në fund të gushtit 2023 ishin 152 milionë euro (262 milionë euro ishte deri në gusht 2022), përderisa investimet tjera jashtë Kosovës deri në fund të gushtit 2023 ishin 24 milionë euro (101 milionë euro ishte deri në gusht 2022). Bilanci i investimeve të tjera deri në fund të gushtit 2023 shënoi një vlerë negative prej 128 milionë euro. Asetet rezervë deri në gusht 2023 janë rritur për 162 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 318. milionë euro”, thuhet në publikimin e BQK-së për statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin gusht 2023.

Gjithashtu lexoni:

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kosova News 02/11/2023 02/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?