KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA rrëzon një tjetër objekt të paidentifikuar, i treti brenda javës
Botë

ShBA rrëzon një tjetër objekt të paidentifikuar, i treti brenda javës

Kosova News
Kosova News 08:50 -12/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar një tjetër objekt të paidentifikuar, i treti brenda javës në Amerikën e Veriut. Këtë herë, objekti cenoi hapësirën ajrore të Kanadasë.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, në Twitter njoftoi për goditjen e objektit dhe tha se ndodhi mbi territorin e rajonit të Jukonit, në veri të vendit.

Ai shtoi se forcat kanadeze do të mbledhin dhe analizojnë mbetjet e objektit.

Ndërkohë, Pentagoni tha se Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) e diktoi objektin mbi Alaskë të premten në mbrëmje.

“Një F-22 amerikan rrëzoi objektin në territorin kanadez, duke përdorur një raketë AIM 9X, pas një koordinimi midis autoriteteve amerikane dhe kanadeze”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Brigadier Gjeneral Patrick Ryder.

Dy ditë më parë, Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi një tjetër goditje të një objekti fluturues të paidentifikuar në Alaskë. Pentagoni dha të premten vetëm pak detaje, që objekti kishte madhësinë e një makine të vogël, po fluturonte në një lartësi mbi 12 km dhe dukej se ishte pa pilot.

Më 4 shkurt, një avion luftarak amerikan F-22 rrëzoi në brigjet e Karolinës së Jugut një objekt që qeveria amerikane e tha se ishte një balonë kineze spiunazhi, pasi ajo kishte fluturuar për një javë në hapësirën e Shteteve të Bashkuara dhe disa pjesë të Kanadasë. Qeveria e Kinës ka thënë se bëhej fjalë për një objekt kërkimor civil.

Gjithashtu lexoni:

Trump paralajmëron tarifa të reja

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?

Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim

Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet

Kosova News 12/02/2023 12/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Dogana parandalon kontrabandën kapen në kufi, 29 lloje mallrash komerciale
15:10 -07/07/2025
Osmani takoi ambasadorin francez, në fokus aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese
14:47 -07/07/2025
Operacion i madh kundër lojrave të fatit në Prishtinë, arrestohen 34 persona
14:18 -07/07/2025
Durmishi: Sfidat janë të përkohshme por urat do të jenë të përhershme
14:08 -07/07/2025
Këshilli Prokurorial dhe zyra e kryeprokurorit të shtetit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës në Pallatin e Drejtësisë
13:53 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?