Cihan Simsek, punëtori i një kompanie ndërtimi nga Turqia, pranoi para gazetarëve se ndërtuan ndërtesa me më pak armaturë sesa kërkohet me ligj, duke ndjekur udhëzimet e kompanive të mëdha të ndërtimit.
“Ndonjëherë ne [punëtorët] do të refuzonim, dhe nganjëherë do të pranonim sepse na duheshin para për të ushqyer familjet”, pranoi ai për New York Times .
“E bëra sepse më thanë”, u tha Simsek gazetarëve të mbledhur në Gaziantep, një qytet në të cilin kanë mbetur vetëm rrënoja.
Që nga tërmeti, Cihani ka fjetur para ndërtesës së tij me gruan dhe tre fëmijët. Ata ndezën një zjarr për t’u ngrohur dhe sa herë që toka dridhet përsëri, “fantazmat e së shkuarës” zgjohen.
Duket se dy tërmetet jashtëzakonisht të forta që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën nuk janë shkaktarët e vetëm për shkatërrimin e tillë të disa provincave.
Numri i viktimave nga tërmeti në të dyja shtetet është afro 23 mijë deri tash.