KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kush është Sinan Ogan, nga i cili do të varet shumë zgjedhja e presidentit të Turqisë?
Botë

Kush është Sinan Ogan, nga i cili do të varet shumë zgjedhja e presidentit të Turqisë?

Kosova News
Kosova News 16:34 -24/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati i tretë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 14 majit në Turqi, Sinan Ogan, do të ndikojë shumë në zgjedhjen e presidentit të Turqisë.

Ai ka qenë anëtar i një partie që është pjesë e koalicionit qeverisës.

Si kandidat i partisë konservatore “Bashkimi i Paraardhësve”, Ogan ka marrë pesë për qind të votave, që është e barabartë me diferencën në numrin e votave mes të vendit të parë Recep Tayyip Erdogan dhe të vendit të dytë Kemal Kiliçdaroglu.

Tashmë kur raundi i dytë zgjedhor është i sigurt, do të ishte e qartë se kush do të zgjidhej president po të varej nga mbështetja e mundshme e Oganit për Erdoganin apo Kiliçdaroglu.

Ai tashmë ka deklaruar publikisht që në balotazhin që do të mbbahet më 28 maj, ai do ta mbështes Erdoganin.

Lexo po ashtu:

Erdogan drejt fitores! Sinan Ogan i jep “goditje të fortë” Kemal Kilicdaroglu

Qëndrimi i këtij politikani 56-vjeçar ndaj kurdëve është një nga arsyet pse ai konsiderohet si një politikan i së djathtës radikale.

Ai akuzohet edhe për ksenofobinë dhe arsye për këtë është politika e tij kundër refugjatëve. Para zgjedhjeve, ai tha se qeveria e tij do të konsideronte kthimin e refugjatëve sirianë nga Turqia. Në këtë vend ka më shumë se tre milionë refugjatë nga Siria.

Lexo po ashtu:

Dramë elektorale në Turqi: Ogan me Erdoganin, partia që e mbështeti atë i jep përkrahje Kilicdaroglut

Siç njoftoi Radio Televizioni Turk (TRT), ai e filloi karrierën  politike si anëtar i MHP-së në vendlindjen e tij Igdir, një qytet në lindje të vendit me një popullsi të madhe Azerbajxhani.

Pas zgjedhjeve të vitit 2015, ai kundërshtoi kreun e MHP-së, Devlet Bahçeli, arsyeja për këtë ishte se Bahçeli u bë partner koalicioni i AKP-së së Erdoganit.

Lexo po ashtu:

Erdogan më i votuari, por jo fitues – E ardhmja e Turiqisë në duart e Sinan Oganit

Pas peripecive brenda partiake, ai u përjashtua dy herë nga MHP për, siç u tha, aktivitete antiparti. Megjithatë, gjykata e rrëzoi një herë përjashtimin e tij.

Ogan studioi ligjin financiar dhe bankën – doktoratën e kreu në Moskë. Ndër të tjera ka qenë zëvendësdekan i Universitetit Ekonomik në Azerbajxhan dhe përfaqësues i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

Gjithashtu lexoni:

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?

Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim

Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet

Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

Kosova News 25/05/2023 24/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
09:09 -07/07/2025
Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku
08:38 -07/07/2025
Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -07/07/2025
Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?