KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Britanikët dënohen me vdekje në Rusi,  thuhet se do t’i përdorë “kokat” e tyre në negociata
Botë

Britanikët dënohen me vdekje në Rusi,  thuhet se do t’i përdorë “kokat” e tyre në negociata

Kosova News
Kosova News 16:14 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia ka dënuar me vdekje shtetas britanikë, pjesë e ushtrisë së Ukrainës, që i ka zënë në Mariupol. Britania e Madhe është alarmuar, ndërsa në Ukrainë thonë se Rusia do ta përdorë këtë dënim në negociata me të dhe me perëndimorët.

Dy britanikë dhe një maroken, të cilët janë kapur derisa po luftonin në ushtrinë e Ukrainës në Mariupol, u dënuan me vdekje nga zyrtarët pro-rusë, në lindje të Ukrainës. Atyre u është bërë një gjyq disaditor, që përshkruhet si “shfaqje e shpifur gjyqësore e periudhës sovjetike”, shkruan The Guardian.

Një gjykatë në pjesën lindore të Ukrainës, e kontrolluar nga Rusia, dënoi 28-vjecarin Aiden Aslin, 48-vjeçarin Shaun Pinned dhe Saaudun Brahim, nën akuzat për “terrorizëm”. Vëzhguesit thanë se procesi kishte për qëllim të imitonte gjyqet e krimeve të luftës të ushtarëve rusë që po bëheshin në Kyiv.

Të dy britanikët kanë thënë se kanë shërbyer në marinën ukrainase, e kjo i bën ata ushtarë aktivë në detyre, të cilët duhet të mbrohen nga konventat e Gjenevës për të burgosurit e luftës, shkruan The Guardian.

Mediumi publik në  Rusi i ka portretuar ata si mercenarë dhe gjykata i ka dënuar ata, duke i konsideruar mercenarë.

Ky vendim u dënua menjëherë nga zyrtarët më të lartë britanikë.

“Unë e dënoj ashpër aktgjykimin ndaj Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, i mbajtur nga gjykata e autorizuar nga Rusia, në Ukrainën lindore”, ka thënë sekretarja për Punë të Jashtme, Liz Truss.

“Ata janë të burgosur të luftës. Ky është një gjykim i rremë, pa absolutisht asnjë legjitimitet. Mendja ime është me familjet e tyre. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë”.

Një këshilltar i ministrit të mbrendshëm ukrainas ka thënë të premten se Rusia i dënoi britanikët, që ta përdor në negociatat me Ukrainën dhe aleancat perëndimore.

Sekretarja Trus pritet që të flasë sot me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, lidhur me shtetasit britanikë që po luftonin krah Ukrainës.

Që kur Rusia hyri me forca ushtarake në territorin e Ukrainës, Britania e Madhe është treguar përkrahësja më e madhe e ukrainasve. Në fillim të luftës, pikërisht sekretarja Truss kishte thënë se shtetasin britanikë mund t’i bashkëngjitën luftës për ta ndihmuar Ukrainën, nëse ata duan.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky takon Papën

Izraeli akuzohet për “spastrim etnik” pas më shumë se 140 të vrarëve në Gaza në 24 orë

Trupi i liderit të Hamasit është gjetur në tunelin e Gazës – jepen disa detaje, edhe pse ende të pakonfirmuara

Papa bën thirrje për unitet ndërsa paralajmëron kundër ‘propagandës fetare’

Ky është momenti kur një anije e marinës meksikane përplaset me një urë në Nju Jork

TAGGED: Britania e Madhe, Lufta në Ukrainë, Rusia
Kosova News 10/06/2022 10/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare
19:01 -18/05/2025
Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram
18:52 -18/05/2025
OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar
18:18 -18/05/2025
Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave
18:16 -18/05/2025
Zelensky takon Papën
17:26 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?