KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bosnja rrëzon propagandën e Vuçiqit: Armët e përdorura nga terroristët serbë në Banjskë të Kosovës, nuk u blenë në Tuzlla
Politikë

Bosnja rrëzon propagandën e Vuçiqit: Armët e përdorura nga terroristët serbë në Banjskë të Kosovës, nuk u blenë në Tuzlla

Kosova News
Kosova News 09:00 -06/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Nermin Nikshiq, në një deklaratë për mediat, ka mohuar që armët e përdorura nga terroristët serbë në Banjskë, më 24 shtator, janë blerë në Tuzlla.

Nikshiq i ka quajtur gjetjet e presidentit serb dhe shumë figurave të tjera si të pavërteta dhe tentativa për të gjetur alibi në vende të tjera, për shkak të presioneve të faktorit ndërkombëtar.

“Unë e kuptoj që Serbia në ditët e fundit ka qenë e ekspozuar ndaj presionit të madh nga shtetet demokratike, por kjo nuk do të thotë se ata mund të kërkojnë alibi për veprimet e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë. Serbia nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga kjo anë e kufirit për furnizimin me armë, trajnimin e formacioneve paraushtarake dhe grupeve të qytetarëve serbë dhe zyrtarëve lokalë që shkaktuan konfliktin e armatosur në veri të Kosovës”, tha Nikshiq.

Kryeministri Nikshiq shtoi se armët e gjetura nga policia e Kosovës nuk janë prodhuar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se numrat serialë të predhave të mortajave dhe llojeve të tjera të municionit i përkasin fabrikave serbe të Sllobodës dhe Krushikut.

“Shërbimet e inteligjencës së Serbisë dhe udhëheqja e saj politike, për fat të keq, kanë hartuar një plan për të transferuar një pjesë të përgjegjësisë në Bosnjë dhe Hercegovinë për sulmin terrorist në vendin fqinj. Duke pasur parasysh situatën politike në vendin tonë, ata ndoshta kanë vlerësuar se nuk do të ketë reagime, të shpejta dhe të sakta të bazuara në fakte. Na kanë nënvlerësuar sërish”, shtoi Nikshiq.

Me tej, kreu i qeverisë shpjegoi procedurat e rrepta për transferimin e armëve nga Bosnja dhe i kërkoi Serbisë që në mënyrë transparente të hetojë shkaqet e vërteta dhe të zbulojë publikisht organizatorët dhe nxitësit e vërtetë të sulmit terrorist.

Ministri Sveçla tregon planin: Serbët do të maskoheshin si ushtarë të KFOR-it, ky skenar mund të ripërsëritet

Gjithashtu lexoni:

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kontrata ishte parashikuar 500 mijë euro por u paguan mbi 5.3 milionë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?