KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borell para takimit Kurti – Vuçiq: Zbatimi i marrëveshjeve, fjala kyçe
Politikë

Borell para takimit Kurti – Vuçiq: Zbatimi i marrëveshjeve, fjala kyçe

Kosova News
Kosova News 15:26 -26/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 “Zbatimi është fjala kyçe”, kjo ka qenë porosia e Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borell, për marrëveshjet e arritura deri më tani mes Kosovës e Serbisë, në konferencën për media, në prag të takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në “raundin e ri të dialogut”.

“Viteve të kaluara dialogu ka sjellë shumë arritje, që ofrojnë një pasqyrë që nuk duhet t’i huqim. Ka pasur arritje të rëndësishme dhe më e madhja është Marrëveshja për Rrugën për Normalizim. Tani në kohën e kësaj lufte në kontinentin tonë, arritja e një marrëveshje për paqe, stabilitet e fqinjësi të mirë është një e arritur historike”, ka thënë Borell.

Vuçiq: Nuk pres asgjë nga takimi me Kurtin

Ai ka potencuar se dëshiron të flasë me dy liderët për të parë se si ata e shohin të ardhmen e këtij dialogu.

“Të gjithë do të shikojnë ende kapacitetin dhe vullnetin e presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës për të ofruar një të ardhme më të mirë evropiane për popullin e tyre. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në qendër të angazhimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Progresi i normalizimit të marrëdhënieve të tyre është gjithashtu i lidhur ngushtë me rrugën e anëtarësimit”, ka deklaruar ai.

Borell ka thënë se ndryshimet e përfaqësuesve pas zgjedhjeve evropiane nuk do të ndikojnë në pritjet e Bashkimit Evropian nga Kosova e Serbia për normalizim të marrëdhënieve.

“Brenda disa muajve, do të ketë njerëz e emra të ndryshëm në punën tonë, por marrëveshjet, konkluzionet dhe pritjet e BE-së nuk do të ndryshojnë. Shtetet anëtare nuk do të ndryshojnë, zotimet dhe obligimet e Kosovës e Serbisë nuk do të largohen. Të gjithë do të presin dhe shikojnë kapacitetet e gatishmërinë e presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës për të ofruar një të ardhme më të mirë evropiane”, ka deklaruar shefi i politikës së jashtme.

Tutje ai ka bërë thirrje për përparim dhe zotim të zbatimit të marrëveshjeve.

“Një marrëveshje që ishte arritur në shkurt dhe në mars, nëse shikojmë prapa në përmbledhjen e këtyre takimeve do t’ju kujtohet se zakonisht kemi pasur mungesë të zotimit,  mungesë të përparimit, mungesë të zbatimit, mungesë të gatishmërisë për të arritur një konsensus. Sot raundi i ri i dialogut, shpresoj se do të dërgojë një porosi tjetër dhe do të përfundojë pak më mirë”, ka thënë Borell.

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”

Kosova News 26/06/2024 26/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllen për qarkullim disa segmente të autostradave
10:11 -21/06/2025
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
10:08 -21/06/2025
Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?