KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bordi i KEK-ut kërkon sërish rritje të çmimit të rrymës, kritikohet nga Komisioni Hetimor
Ekonomi

Bordi i KEK-ut kërkon sërish rritje të çmimit të rrymës, kritikohet nga Komisioni Hetimor

Kosova News
Kosova News 15:38 -13/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesuesi i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Haziri po kërkon sërish shtrenjtim të energjisë elektrike për qytetarët, për të pasur siç tha ai, investime dhe sistem të qëndrueshëm energjetik në vend.

Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike, Haziri ka folur edhe për transferimin e subvencionit qeveritar, miliona euro nga KEK-u te kompania private KESCO për blerje të rrymës.

Fillimisht deputeti Pal Lekaj ka thënë se nuk ka qenë e arsyeshme të rritet çmimi i energjisë elektrike, derisa sipas tij në KEK janë derdhur miliona euro nga Qeveria dhe kjo korporatë ka plotësuar rreth 95 për qind të nevojave për qytetarët.

“Është bërë shtrenjtimi i rrymës pothuajse pa nevojë, ka pasur subvencione, milionat kanë shkuar dhe KEK ka qenë në gjendje diku 95 për qind me mbulu tërësinë për energjinë”, theksoi Lekaj.

Por këtë rritje e ka arsyetuar kryesuesi i Bordit të KEK-ut, Haziri dhe për më tepër tha se është e nevojshme të rriten sërish çmimet e energjisë elektrike, raporton ksp.

“Nuk pajtohem që s’ka pasur nevojë me u rritë çmimi i energjisë, përkundrazi edhe tash ka nevojë me u rritë ky çmim, përkundër asaj që dikush mundet mos me u pajtua. Nëse dëshirojmë të bëjmë investime kapitale dhe të krijojmë një sistem të qëndrueshëm energjetik në Kosovë, bartës i së cilit është Korporata Energjetike e Kosovës, nuk kemi qare pa pasur mjete shtesë. Këto mjete shtesë nëse nuk i sigurojmë përmes afarizmit të ndërmarrjes, ne duhet me i marrë prej buxhetit të Kosovës”, theksoi Haziri.

Ndaj kërkesës së kryesuesit të Bordit ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

Shefja e GP të VV-së, i tha Hazirit se nuk është ftuar në komision të flasë për tarifat.

“Njëjtë sikur kryesuesi, kisha thënë edhe unë, se nuk jeni të ftuar këtu për tarifa. Sepse mënyra se si tarifohen ose si ngriten çmimet e energjisë elektrike është debat me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë”, tha ajo.

Pas kësaj pati edhe një përplasje ndërmjet kryetarit të Komisionit, Driton Selmanaj dhe deputetes Mimoza Kusari Lila, kur nuk iu dha fjala deputetes në fjalë.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 13/10/2022 13/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?