KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bora dhe mjegulla sfidojnë operacionin – Zhduket një bjeshkatar në kufirin Kosovë–Mal i Zi
Siguri

Bora dhe mjegulla sfidojnë operacionin – Zhduket një bjeshkatar në kufirin Kosovë–Mal i Zi

Kosova News
Kosova News 09:12 -22/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK), në bashkëpunim me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe autoritetet kompetente të Malit të Zi, ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës, përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas informatave të para, një bjeshkatar me inicialet C.F. dyshohet se ka rrëshqitur nga kreshta dhe ka humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit.

Kushtet atmosferike të pafavorshme, me reshje bore dhe dukshmëri të kufizuar, po e vështirësojnë operacionin, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara në mënyrë të koordinuar për të lokalizuar personin e humbur dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira, ndërsa ekipet e shpëtimit nga të dy shtetet po bashkëpunojnë ngushtësisht për të siguruar që të gjithë anëtarët e grupit të jenë në siguri. SHKSHMK ka njoftuar se do të vazhdojë të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme në lidhje me këtë operacion.

NJoftimi i Plotë:

- Reklamë -

NJOFTIM ZYRTAR

Që nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK), në bashkëpunim me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe autoritetet kompetente të Malit të Zi, është duke zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës, përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas informatave fillestare nga terreni, një bjeshkatar me inicialet C.F dyshohet se ka rrëshqitur nga kreshta, duke humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit.

Kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me reshje bore dhe dukshmëri të kufizuar, janë duke e vështirësuar realizimin e operacionit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit nga të dyja shtetet janë të angazhuara në mënyrë të koordinuar në operacionin ndërkufitar, me qëllim lokalizimin dhe ofrimin e ndihmës ndaj personit të raportuar.

SHKSHMK do të vazhdojë të informojë publikun në vijimësi për zhvillimet e mëtejme.

Gjithashtu lexoni:

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

Kosova News 22/02/2026 22/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?