KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bogujevci: Qytetarët duhet të ndëshkojnë deputetët që nuk angazhohen
Politikë

Bogujevci: Qytetarët duhet të ndëshkojnë deputetët që nuk angazhohen

Kosova News
Kosova News 18:04 -22/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët duhet të ndëshkojnë deputetët që nuk kanë angazhim në seancat e Kuvendit të Kosovës, ka thënë nënkryetarja e këtij institucioni, Saranda Bogujevci.

Një raport i Institutit Demokratik të Kosovës më 5 korrik tregoi se nga 45 seanca të mbajtura në Kuvend në sesionin pranveror të këtij viti, 23 prej tyre dështuan për shkak të mungesës së kuorumit.

Megjithatë, Bogujevci thotë se deputetët po kanë arsye valide për mungesa dhe sipas saj, janë vetëm disa individë që iu mungon angazhimi.

“Janë disa elemente që janë paraqitur vetëm si aspekt statistikor”, ka thënë Bogujevci kur u pyet për raportin e KDI-së në “60 Minuta” të KTV-së. “Kemi arsye të ndryshme pse mungojnë deputetët. Prej kohës kur janë liruar masat anti-COVID në Kosovë e më gjerë, kemi pas më shumë udhëtime të deputetëve në kuptimin e prezencës së tyre fizike në ndonjë organizimi që kanë qenë të ftuar, të cilat deri asokohe kishin qenë vetëm virtualisht. Kemi pasur raste kur ka pas kuorum në sallë, por s’ka pas kuorum për vendimmarrje”.

Nënkryetarja e Kuvendit thotë se është e padrejtë të konsiderohen të gjithë deputetët e papërgjegjshëm kur nuk ka kuorum.

“Është ndërtuar një imazh shumë i keq karshi deputetëve. Po punohet, ka angazhim. Ka individë që s’kanë angazhim. Qytetarët duhet me e vlerësu punën e secilit deputet. Duhet me ndëshku deputetin në zgjedhje”, shtoi ajo.

Bogujevci paralajmëroi shumë shpejt një rregullore të re për Kuvendin, ku detyra do t’i jepet Kryesisë për të nxjerrë një akt të brendshëm që pritet të përcaktojë kushtet dhe kriteret e pjesëmarrjes së deputetëve nëpër seanca, komisione e udhëtime/koha.net

Gjithashtu lexoni:

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

TAGGED: deputetet, mungesat ne seanca
Kosova News 22/07/2022 22/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës
20:58 -09/06/2025
Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
20:56 -09/06/2025
Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është
20:18 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?