Janë lënduar katër persona si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit në Bogë.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi ka dhënë detaje për rastin në fjalë ku tha se të lënduarit fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës e më pas 3 nga 4 të lënduarit janë dërguar në QKUK.
“Rreth orës 11:53 minuta, Policia është njoftuar se në fshatin Bogë në një vilë kanë shpërthyer dy bombola gazi dhe janë lënduar katër persona, Fillimisht ata janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës dhe më pas 3 prej tyre janë dërguar në QKUK”, deklaroi zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.


