KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër litiumit
Rajon

Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër litiumit

Kosova News
Kosova News 22:23 -10/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mijëra protestues kanë nisur marshin të shtunën në Beograd, për t`i kundërshtuar planet për mihje të një miniere të litiumit në Serbi.

Zllatko Kokanoviq prej Asociacionit “Nuk e japim Jadarin”, u ka bërë thirrje protestuesve të nisen drejt urës Gazella në Beograd, njëherësh ura më e madhe mbi lumin Sava në kryeqytetin serb, dhe më pas t’i bllokojnë dy stacione hekurudhore.

Ai ka thënë se pas arritjes në urë, protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do t’i bllokojnë stacionet Prokop dhe Novi Beograd [Beogradi i ri].

“Nuk ka kthim mbrapa, ne po e mbrojmë Serbinë”, ka thënë Kokanoviq, dhe i ka bërë thirrje turmës që protesta të jetë paqësore.

“Nuk do të ketë minierë” – është mesazhi që po çojnë përpara protestuesit.

Ata janë mbledhur në protestën e organizuar prej Aleancës së Organizatave për Ambientin e Serbisë, pasi Qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e protestuesve për të miratuar një ligj brenda 40 ditësh, që ndalon mihjen e litiumit dhe hapjen e minierave në luginën e lumit Jadar, në perëndim të Serbisë.

“Duket se jemi kemi rënë viktimë e një kolonie të ardhshme minerare. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Prandaj jemi këtu për të ngritur zërin, për t’u mos pajtuar, dhe për të mbrojtur mbijetesën e shtetit tonë”, ka thënë aktorja dhe aktivistja për mbrojtje të ambientit, Svetllana Bojkoviq, para protestuesve.

Profesoresha Dragana Gjorgjeviq, e Fakultetit të Kimisë, ka thënë se dëmi prej minierës është i pariparueshëm.

“Plehrat e mbetura të së kaluarës kanë qenë helmuese për shekuj, nëse jo mijëvjeçarë. Ne veçse kemi vende të tilla në Serbi. Mirëpo ajo minierë nuk ka qenë aq intensive, sa kjo që po planifikohet sot”, ka thënë ajo.

Protestuesit kanë mbajtur në duar mbishkrimet, “Ndal Rio Tinto, nuk do të gërmosh”, “Jo mihjes, eksploatimit, emigrimit”, “Rio Tinto, largohu prej Serbisë”.

BIA interviston organizatorët e protestës në Beograd

Kjo është njëra prej 50 protestave që kanë mbajtur serbët, duke nisur prej fundit të qershorit.

Organizatorët e protestës në Beograd, Zllatko Kokanoviq dhe Nebojsha Petkoviq, kanë thënë se janë ftuar për intervistim prej Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA), pak para se të niste marshi.

Ata kanë bërë të ditur në faqen e tyre në Facebook se janë liruar pas një bisede të shkurtër dhe janë paralajmëruar që, bllokadat e përfolura pas protestës, janë ilegale, dhe që duhet të bëhen gati për t’u përballur me pasoja.

Më 11 korrik, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka rrëzuar vendimin e Qeverisë paraprake serbe, e cila e ka pezulluar projektin “Jadar”, të kompanisë australiane “Rio Tinto”, më 2022.

Zyrtarë të shumë qeveritarë janë deklaruar për protestat, dhe janë pajtuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se qëllimi kryesor i protestës së 10 gushtit është “rrëzimi i Qeverisë”.

Vuçiq ka folur vazhdimisht me tone pozitive për projektin “Jadar”, dhe ka thënë se miniera e litiumit duhet të nisë punën më 2026, nëse “ofrohen garanci që nuk do të rrezikohet ambienti dhe jeta e njerëzve”.

Ambientalistët, në anën tjetër, dhe një pjesë e publikut, besojnë se pasojat janë të pakthyeshme për ambientin.

Litiumi përdoret për të prodhuar bateri të telefonave mobilë, kompjuterëve dhe makinave elektrike./REL

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Kosova News 10/08/2024 10/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?