KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bllokohen 2 mijë lodra në Tiranë, ISHMT: Rrezikonin jetën e fëmijëve
Rajon

Bllokohen 2 mijë lodra në Tiranë, ISHMT: Rrezikonin jetën e fëmijëve

Kosova News
Kosova News 19:14 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bllokuar rreth 2 mijë lodra për fëmijë, pasi nuk plotësonin standardet evropiane, pra të pamarkuara me CE. Sipas ISHMT, lodrat paraqesin risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), në vijim të kontrolleve për mbrojtjen e konsumatorit, bllokoi një sasi të konsiderueshme artikujsh, kryesisht lodra ujore për fëmijë.

Trupat inspektuese nga kontrollet e ushtruara në kryeqytet bllokuan 21 artikuj të ndryshëm ose rreth 2 000 lodra për fëmijë duke përfshirë komerdare, topa, pistoleta uji, makina plastike, etj.

Nga inspektimi rezultoi se disa prej subjekteve tregtonin produkte që nuk plotësojnë standardet europiane, pra janë të pamarkuara CE, në shkelje  të ligjit nr. 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkte joushqimore”, i ndryshuar dhe V.K.M nr.262/ 2013 “Për sigurinë e lodrave”.

Njëkohësisht artikujt e bllokuar janë të listuara në sistemet e shkëmbimit të shpejtë të informacionit të Komisionit Europian (Safety Gate Portal), si produkte të rrezikshme me ndikim në shëndetin e fëmijëve.

Artikujt e ndaluar paraqesin risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.

ISHMT u bën thirrje konsumatorëve të kenë kujdes kur zgjedhin lodrat për fëmijë!

Markimi CE duhet të jetë i vendosur në mënyrë të paheqshme dhe me përmasa jo më të vogla se 5 mm.

ISHMT ka në fokus të punës së saj ndërgjegjësimin e subjekteve dhe informimin e tyre për zbatimin me korrektësi të ligjit, ndërsa rikujton detyrimet që rrjedhin prej tij, në mbrojtje të konsumatorëve dhe të konkurrencës së ndershme./albeu

Gjithashtu lexoni:

Rezultatet e PISA, ministrja Kumbaro zbulon objektivat: Një mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja

Ambasada e SHBA-së: Shqipëria, pjesë thelbësore e misionit të stabilizimit

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

“UÇK na bashkon”, PDK aksion simbolik në Kuvend

Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

TAGGED: Femijet, lodrat, standardet
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?