“360 milionë euro askush nuk t’i falë. Kap voto”, është thirrja që përmes një letre që mbante në duar deputetja Ardiana Matoshi i ka bërë thirrje opozitës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Bojkoti dhe mos aprovimi i opozitës po rrezikon miliona euro për Kosovën.
Me veprimin e opozitë të bllokuara kanë mbetur: Zhvillimi i sektorit të energjisë – përmirësimi i rrjetit; Ndërtimi i ngrohtores solare të Prishtinë: Bursat e arsimit të lartë në nivelin master; Programi i financave publike dhe rritjes ekonomike me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, si dhe marrëveshja 120 milionëshe që Kosova përfiton nga Danimarka për shfrytëzim të burgjeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga PDK-ja dhe AAK-ja po humbin qytetarët, pasi siç thotë ai, Qeveria mund ta vazhdojë punën edhe pa votimin e tyre.
Në një adresim në Kuvend, Kurti e ka pranuar se mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare e bën punën e tyre më të vështirë, por në fund, sipas tij, e pësojnë më së shumti qytetarët.
“Marrëveshjet ndërkombëtare që po presin miratimin në Kuvend janë 360 milionë euro. Ato nuk mund të votohen pas 2/3 e votave të deputetëve, pasi Kushtetuta e ka paraparë si masë parandaluese që qeveritë e papërgjegjshme mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të shtetit. Marrëveshjet që po presin nuk rrezikojnë financat e shtetit. Përkundrazi, nuk janë aq të dëmshme dhe nuk ka shkaktojnë paqëndrueshmi financiare. Kemi të bëjmë me projekte zhvillimore që janë aq të nevojshme për vendin tonë. Që marrëveshjet janë në dobi të qytetarëve pajtohet edhe opozita. Dhe megjithatë ata nuk po i votojnë. Cila është arsyeja? Të bllokohet Qeveria? E vërtetë që na bëni punën e vështirë dhe na bëni joserioz ndaj ndërkombëtarëve, por Qeveria mund ta vazhdojë mandatin edhe pa marrëveshjen ndërkombëtare. Por këtu humbin qytetarët sepse projektet nuk bëhen. Humbin kreditë e buta dhe grantët. Detyra e opozitës është se si mund të bëhet më mirë, jo ta bllokojë punën në kurrize të qytetarëve”, ka thënë Kurti.


