KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bllokimi i miliona eurove për investime në Kosovë, ambasadori i Gjermanisë i shqetësuar me sjelljen e partive opozitare PDK, LDK e AAK
Politikë

Bllokimi i miliona eurove për investime në Kosovë, ambasadori i Gjermanisë i shqetësuar me sjelljen e partive opozitare PDK, LDK e AAK

Kosova News
Kosova News 15:09 -23/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga opozita që t’i japë fund bllokadës lidhur me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

Nëpërmjet një postim në platformën X, të njohur më parë si Twitter, Rohde ka thënë se të gjithë akterët duhet të kenë qasje konstruktive në këtë drejtim.

Ai ka thënë se është i shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të këtyre marrëveshjeve që sjellin miliona përfitime për qytetarët.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore midis Gjermanisë dhe Kosovës janë në rrezik. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, ka shkruar ai.

Concerned by the ongoing non-adoption of intl agreements in the Assembly that could bring millions in benefits for 🇽🇰citizens. Bilaterally alone, huge 🇩🇪-🇽🇰energy & agriculture projects are at stake. Constructive approach by all stakeholders needed, opposition should end blockade

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 23, 2023

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë dështuar disa herë deri më tash që të votojnë dhe kalojnë disa nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe kreditë për projekte të mëdha për Kosovën.

Në fakt marrëveshjet ndërkombëtare të planifikuara për disa seanca me radhë janë shtyrë, për shkak të bojkotit nga partitë opozitare.

Kështu Kosova po rrezikon të humbas rreth 360 milionë euro,  për shkak të këtij bojkoti dhe mos arritjes së një pajtueshmërie për votim.

Ministri Murati thirrje sërish opozitës që të votojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të zhbllokohen 360 milionë euro për investime në Kosovë

Më poshtë janë të renditura lista e projekteve të parapara të financohen përmes fondeve dhe kredive ndërkombëtare.

–  Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,

–  Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

–  Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Gjithashtu lexoni:

Situatë e rënduar e zjarreve në Shqipëri  vazhdojnë 13 vatra zjarri , zona më e rrezikuar Lura dhe Dajti

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?