Komunës së Suharekës i është bllokuar xhirollogaria bankare, si pasojë e kontratës kolektive.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.
Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të veprojë urgjentisht, pasi që do të rëndohet situata financiare.
‘’Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar dhe nuk duhet të mbesim peng e një marrëveshje të cilën duhet t’ia zbatojë Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna.
Për këtë situatë, duhet të veprojë urgjentisht edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë’’, ka shkruar ndër të tjera Muhamrremaj në Facebook.


