KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blinken: SHBA-ja kundërshton zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës
Botë

Blinken: SHBA-ja kundërshton zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Kosova News
Kosova News 22:24 -07/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se në takimet me zyrtarët izraelitë këtë javë, ai do të kërkojë që të bëhet më shumë në shmangien e viktimave në mesin e civilëve në Rripin e Gazës.

Duke folur në një konferencë shtypi në Doha pas takimit me Emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, Sekretari Blinken tha se civilët palestinezë duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ndaj tyre nuk duhet ushtruar trysni për t’u larguar nga Rripi i Gazës.

Komentet e Sekretarit Blinken pasuan shqetësimet e ngritura nga udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë dhe disa vendeve të tjera të Lindjes së Mesme për zhvendosje të civiliëve palesitnezë nga Rripi i Gazës ose Bregu Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët për shtypin, Emiri i Katarit Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al-Thani tha se vrasja e një udhëheqësi të lartë të Hamasit në një sulm të Izraelit me dron në Bejrut ka ndikuar në aftësinë e Dohas për të ndërmjetësuar në bisedimet mes negociatorëve izraelitë dhe atyre palestinezë. Megjithatë ai tha se Katari do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për konfliktin Hamas-Izrael.

Më herët të dielën ai u takua me mbretin dhe ministrin e jashtëm të Jordanisë dhe vizitoi një depo të Programit Botëror të Ushqimit në Aman, ndërsa vazhdon misionin diplomatik në Lindjen e Mesme për të parandaluar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, në të gjithë rajonin. Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se ka përfunduar operacionin për të shkatërruar strukturat ushtarake të Hamasit në veri të Gazës, duke vrarë sipas saj rreth 8 mijë militantë në atë zonë dhe duke sekuestruar dhjetëra mijëra armë dhe miliona dokumente.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua të dielën me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe ministrin e Jashtëm, Ayman Safadi në një përpjekje diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mes Izraelit dhe grupit militant Hamas, në Rripin e Gazës. Zoti Blinken po u bën thirrje fqinjëve arabë të Izraelit të luajnë rol në të ardhmen lidhur me drejtimin e Gazës pas luftës.

Blinken vizitoi gjithashtu një depo të Programit Botëror të Ushqimit ku ngarkohen kamionë me ndihma për Gazën.

Jordania dhe vendet e tjera arabe kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm që nga shpërthimi i konfliktit në muajin tetor.

“Turqia është e gatshme të përdorë ndikimin e saj në Lindjen e Mesme për të ulur tensionet dhe parandaluar përhapjen e konfliktit të Gazës”, u tha sekretari Blinken gazetarëve të shtunën vonë, pasi zhvilloi bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, një kritik i fortë i aksioneve ushtarake të Izraelit në Gaza.

Të shtunën sekretari amerikan zhvilloi takime me presidentin Erdogan në Stamboll dhe më pas në Kretë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ai nisi një mision diplomatik në Lindjen e Mesme këtë javë ndërsa shtohet frika se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë mund të kthehet në një konflikt më të gjerë.

Në një takim të veçantë me zotin Blinken, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm” në Gaza dhe për futjen e pandërprerë të ndihmave humanitare. Sipas burimeve diplomatike turke, zoti Fidan mbështeti gjithashtu fillimin e menjëhershëm të negociatave për një zgjidhje me dy shtete.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët. Kjo përfshin arritjen e të drejtave politike për palestinezët, veçanërisht krijimin e një shteti palestinez me garanci sigurie për Izraelin.

Në një tjetër zhvillim nga fusha e betejës, ushtria izraelite njoftoi se ka përfunduar operacionin për të shkatërruar strukturat ushtarake të Hamasit në veri të Gazës, duke vrarë sipas tyre rreth 8 mijë militantë në atë zonë dhe duke sekuestruar dhjetëra mijëra armë dhe miliona dokumente.

Admirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë Izraelite, tha në një konferencë se tani forcat do të përqëndrohen në jug dhe në qendër të Gazës, duke pranuar se ky operacion do të marrë kohë.

Ai tha se përpjekja ushtarake e Izraelit për të zhdukur Hamasin nga Gaza qendrore dhe jugore do të bëhet ndryshe nga ajo që u bë në veri, duke vënë në dukje se “kampet e refugjatëve janë të mbushura plot me terroristë”.

Po ashtu kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të shtunën se lufta kundër Hamasit “nuk duhet të ndalet” derisa Izraeli të arrijë tre objektiva kryesore: “eliminimi i Hamasit, kthimi i pengjeve dhe garantimi që Gaza nuk do të jetë më një kërcënim për Izraelin”.

Nga ana tjetër Izraeli dhe grupi militant Hezbollah vazhduan shkëmbimin e zjarrit përtej kufirit të Libanit. Sirenat për sulme ajërore u ndezën në të gjithë Izraelin verior, ndërsa grupi militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani tha se lëshoi më shumë se 60 raketa ndaj një bazë ushtarake izraelite.

Izraeli tha se u kundërpërgjigj duke goditur një “celulë terroriste përgjegjëse për lëshimet e raketave”. Gjithashtu njoftoi se goditi disa objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 07/01/2024 07/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Dyshime për përqendrimin e 40 mijë eurove të granteve në tri organizata të lidhura me Kolegjin Heimerer, kërkohet rishqyrtim nga Komuna e Prishtinës
17:02 -17/07/2026
Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë
16:43 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?