KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blerim Isufaj, më pranë detyrës së kryeprokurorit të Shtetit
Politikë

Blerim Isufaj, më pranë detyrës së kryeprokurorit të Shtetit

Kosova News
Kosova News 21:50 -04/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshme ankesat e dy prokurorëve në lidhje për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, me çka i hapet rruga dekretimit nga presidentja të prokurorit Blerim Isufaj për këtë pozitë.

Në njoftim thuhet se Kushtetuesja shqyrtoi kërkesat e bashkuara në rastet e parashtruara nga prokurorët Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti që të dy kandidatë për kryeprokuror të Shtetit.

Kushtetuesja konstatoi se dy prokurorët që janë ankuar, nuk i kanë shterë të gjitha mundësitë ligjore, para se rastin ta dërgojnë në Kushtetuese duke i shpallur kërkesat e tyre të papranueshme mbi baza procedurale.

Fazliu e Hamiti kontestojnë kushtetutshmërinë e vendimit të 6 prillit 2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilin propozohej që prokurori Blerim Isufaj të zgjidhet në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar me paragrafin 7 të nenit 113 (Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Blerim Isufaj në konkursin e shpallur ka marrë pikët maksimale dhe emri i tij është dërguar nga KPK për dekretim, por presidentja Osmani ka deklaruar se nuk do të marrë asnjë vendim pa u qartësuar rasti nga Kushtetuesja./kp/

Gjithashtu lexoni:

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

TAGGED: prokuroet, vendimi
Kosova News 04/07/2022 04/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?