KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, dy përforcimet e Kosovës për ndeshjet e marsit
Sport

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, dy përforcimet e Kosovës për ndeshjet e marsit

Kosova News
Kosova News 21:15 -09/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova do të ketë dy përballje me Islandën për një vend në Ligën B të Kombeve, ndërsa përzgjedhësi i Dardanëve, Franco Foda, në ditët në vijim pritet të publikojë listën.

Lista për ndeshjet e marsit do të ketë dy risi të sigurta, ku synimi është krijimi i konkurrencës në mesin e fushës.

Telegrafi mëson nga burime afër lojtarëve, se Bledian Krasniqi (Zurich) dhe Vesel Demaku (Altach), do të jenë dy prurjet e reja te Kosova, pasi dyshja ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për të qenë pjesë e “Dardanëve”.

Bledian Krasniqi, tani 23 vjeç, është një mesfushor që luan pozitat e qendrës si prapa ashtu edhe si më i avancuar, ndërsa është lojtar i formacionit startues te Zurich.

Këtë sezon ai ka 22 ndeshje në elitën e futbollit zviceran, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asistime.

Lojtari që ka një vlerë në treg prej 1.5 milion eurove, ka luajtur Ligën e Konferencës këtë vit në tri përballje.

Ai ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Zvicrës, nga U15 deri në U21, duke zhvilluar afërsisht 40 ndeshje, ku ka edhe 5 gola.

Në anën tjetër, Vesel Demaku, është një mesfushor mbrojtës, pjesë e Altachit, në elitën e futbollit austriak.

Ai ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon, ku ka edhe një asistim për ekipin e tij, ndërsa vlera e tij aktuale është 500 mijë euro.

Demaku po ashtu ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Austrisë nga U15 deri në U21,  ku ka 45 ndeshje dhe dy gola.

Ai pritet ta rrit konkurrencën para mbrojtjes, duke sjell kualitet te Dardanët në ndërprerjen e aksioneve.

Në tubim pritet të mungojë Edon Zhegrova i cili ka një dëmtim dhe do të kthehet në fushë në muajin prill, ndërsa pritet të kthehet pas dëmtimit Emir Sahiti.

Gjithashtu lexoni:

Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona

Torino i bashkohet garës për Ardian Ismajlin

Milani synon transferimin e top sulmuesit pas 144 milionë eurove të fituara nga shitjet e lojtarëve

Skenar ‘makthi’ për Arne Slot – ylli i Liverpoolit ka vendosur të largohet nga klubi

U tha se Bayerni ka arritur marrëveshje me Woltemade, reagon drejtori i Stuttgartit dhe zbulon çmimin e lojtarit

Kosova News 09/03/2025 09/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?