KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bizneset kosovare që ia panë hairin energjisë së gjelbër me ndihmën e BE-së
Ekonomi

Bizneset kosovare që ia panë hairin energjisë së gjelbër me ndihmën e BE-së

Kosova News
Kosova News 15:23 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dielli është burimi kryesor i energjisë që gjendet në planetin Tokë, ndërsa vlerësohet se Kosova ka 240 ditë ditë me diell në vit. Për të shfrytëzuar këtë potencial të jashtëzakonshëm dhe për të kaluar në burime të pastra të energjisë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë, me ndihmën e Bashkimit Evropian, tashmë kanë filluar të investojnë në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe të vjelin dobitë e tyre.

Forma SHPK është ndërmarrje e mesme e themeluar në vitin 2013 në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit. Ata prodhojnë produkte plastike të përdorura kryesisht në industrinë e trenave dhe tramvajeve, si dhe i eksportojnë të gjitha në Gjermani.

Për të ulur shpenzimet e tyre të energjisë dhe për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, këtë vit kompania ka investuar në panele diellore me kredi të financuar nga Programi i BERZH-it për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë.

Në kuadër të këtij Programi, Forma përfitoi po ashtu ndihmë teknike falas nga një ekip konsulentësh ndërkombëtarë dhe një grant për kthimin e parave, financuar nga BE-ja, shkruan European House.

Besim Rexhi, menaxher në Forma, thotë se kompania ka shënuar rezultate të pabesueshme nga investimi.

“Ne kemi instaluar 112kWp në panele diellore, të cilat po na ndihmojnë jashtëzakonisht për të ulur kostot tona të energjisë. Më parë paguanim rreth 1,200 euro në muaj për faturën e energjisë elektrike. Tani paguajmë rreth 200 euro. Kjo do të thotë që kostot tona të energjisë janë ulur me rreth 80 për qind”, thotë Rexhi.

Më tej, ai inkurajon bizneset në Kosovë që të fokusohen në burimet e pastra të energjisë.

“E vetmja keqardhje që kam është fakti se nuk kam ditur më parë për përfitimet e mëdha të energjisë së ripërtërishme. Edhe pse panelet aktuale plotësojnë kërkesat e mia për energji, po të kisha mundësi do të instaloja edhe 100 panele diellore të tjera. Të kalosh në të gjelbër të bën të ndihesh mirë si sipërmarrës, pasi përveçse ul kostot e energjisë, në nivel personal të jep kënaqësi të dish se po i bën një nder planetit duke e mbrojtur”, përfundon ai.

Silca Group, është një tjetër ndërmarrje që po përfiton nga burimet e ripërtërishme të energjisë. Me vendndodhje në fshatin Mirosale të Komunës së Ferizajt, produkti kryesor i tyre është prodhimi dhe shitja e ujit të ambalazhuar në Kosovë dhe në rajon. Këtë vit, me ndihmën e BE-së, ata kanë instaluar 200kWp në panele diellore.

Dardan Sadriu, drejtor i përgjithshëm i kompanisë thotë se investimi në energji të pastër është investim për të ardhme të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

“Duke pasur parasysh faktin se Kosova ka mjaft diell gjatë vitit, kemi vendosur të investojmë në energjinë diellore. Në këtë mënyrë na ndihmon të ulim shpenzimet tona në afat të gjatë dhe të kontribuojmë për një mjedis më të shëndetshëm”, thotë Sadriu.

Për momentin, ai vlerëson se 15-20 për qind e energjisë së konsumuar nga kompania që ai drejton prodhohet nga energjia diellore.

Bashkimi Evropian në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë dhe financojë bizneset kosovare në fazën e tranzicionit nga burimet e paqëndrueshme dhe të dëmshme të energjisë në të pastra dhe të qëndrueshme, si energjia e prodhuar nga dielli, era, biomasa, uji, etj.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?