KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi viziton Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës
Arsim

Bislimi viziton Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës

Kosova News
Kosova News 18:55 -04/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 “Iniciativa për krijimin e Qendrës mbështetëse për studentët me nevoja të veçanta në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, është një përpjekje e rëndësishme që synon të promovojë përfshirjen dhe zhvillimin e një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës”.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës së tij në Qendrën e themeluar së fundmi të studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për krijimin e një ambienti të përshtatshëm dhe mbështetës, në mënyrë që kjo Qendër të jetë një burim i vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme të suksesshme.

Gjatë vitit të kaluar i cili u shpall viti i personave me nevoja të veçanta, Qeveria ndërmori iniciativa të ndryshme ku shprehu përkushtimin e saj ndaj studentëve me nevoja të veçanta.

Për të ndihmuar në kushtet e tyre, ndau laptopë për studentët me nevoja të veçanta, të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës, si dhe në institucionet para-universitare rriti numrin e të punësuarve të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta.

Kjo e fundit u përmend dhe vlerësua si pozitive dhe nga Raporti për Vendin, por kemi ende shumë për të bërë për fëmijët e studentët me nevoja të veçanta në Kosovë të cilët përballen me sfida të ndryshme sa i përket përfshirjes në institucionet edukativo-arsimore

.Gjithashtu edhe Masa 1.6 për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ka synuar që edhe punësimi të jetë sfidë e cila adresohet për krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta edhe në punësim.

Kjo masë përveç që synon nxënien e shkathtësive, ka objektiv edhe punësimin e qëndrueshëm të tyre.Ne besojmë fuqishëm se arsimi është instrumenti thelbësor për të ndryshuar të ardhmen e përmes arsimit gjithëpërfshirës rrisim edhe mundësinë për punësim.

Ndërthurja e bashkëpunimit e koordinimit edhe me partnerë tanë është një aspekt i rëndësishëm i realizimit të këtij projekti, por edhe një vlerë e shtuar që ndihmon në forcimin e iniciativës sonë për përmirësimin e mundësive arsimore.

Gjithëpërfshirja dhe mbështetja e studentëve me nevoja të veçanta nuk është thjesht një detyrë programore, por një mision substancial e vleror.Në këtë vizitë ishte prezent dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros dhe pjesëmarrës nga organizata joqeveritare e shoqëria civile dhe studentë.

Gjithashtu lexoni:

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kosova News 04/12/2023 04/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
12:22 -20/06/2026
Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?