KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi thotë se Qeveria ka dy synime kryesore: punë dhe drejtësi
Politikë

Bislimi thotë se Qeveria ka dy synime kryesore: punë dhe drejtësi

Kosova News
Kosova News 18:24 -12/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në ngjarjen e zhvilluar në kuadër të publikimit të “White Book 2023” nga Këshilli i Investitorëve Evropian.

Në njoftimin e qeverisë thuhet, se ky dokument jep rekomandime e sugjerime strategjike nga burime të ndryshme e të sektorëve të ndryshëm brenda atij privat.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, që në fillim të mandatit ka potencuar dy synime kryesore: punë dhe drejtësi.

“Komponent i rëndësishëm në promovimin e këtyre objektivave e sidomos në rritjen e punësimit, është edhe rritja e investimeve të huaja. Indikatorët makroekonomikë e sidomos ato që lidhen me rritjen e punësimit dhe investimeve të huaja në këtë mandat kanë shënuar rritje të dukshme”, tha Bislimi.

 Ai po ashtu tha se rekomandimet e këtij publikimi do të shërbejnë për ne si udhërrëfyes për të parë se në cilat fusha mund të bëjmë edhe më shumë.

Sipas tij, Kosova ofron ambient atraktiv të të bërit biznes, dhe lehtësira e masa incentivuese si regjistrim të biznesit pa kosto administrative apo regjistrim i shpejtë i biznesit për vetëm dy ditë.

“Hapa të tjerë të rëndësishme janë bërë për lehtësimin e ambientit të të bërit biznes, si mbajtja e normës së njëjtë të tatimit për korporata, por edhe të punësuarit, në të njëjtën kohë kur të hyrat buxhetore nga këto tatime janë rritur. Gjithashtu dhe përmes reformës thelbësore të zvogëlimit të barrës administrative, ne po zvogëlojmë e thjeshtësojmë shumicën e procedurave për dhënien apo marrjen e licencave, si dhe një pjesë e madhe e shërbimeve publike adresuar komunitetit të biznesit, tashmë në formë të thjeshtësuar mund të qasen në formë elektronike”, tha Bislimi.

Tutje tha ai se përmes rritjes së performancës së administratës tatimore e doganore, kanë ulur në masë të madhe dhe informalitetin në ekonomi, e kjo nënkupton për bizneset që ka terren më të përshtatshëm e të barabartë të ambientit të të bërit biznes.

“Themelimi i Gjykatës Komerciale e cila mundëson trajtimin më të shpejtë të mosmarrëveshjeve ndërmjet bizneseve, është një tjetër aspekt pozitiv e që në raportet e mëhershme ka qenë ndër shqetësimet më të mëdha. Qasja në kredi apo financa është shumëfishuar, e si shembull gjatë vitit të kaluar kemi mbi 2.9 miliardë euro kreditim të biznesit, që është rreth 100% më shumë se katër vite më herët”, ka thënë Bislimi.

Aktualisht, sipas tij, Kosova është në negociata të vazhdueshme dhe për Planin e Rritjes, përmes të cilit planifikojmë të kemi akses në rreth 950 milionë euro të BE-së, ku pjesa më e madhe janë kredi të buta e që do përdoren tutje për projekte investive.

“Kjo është me interes edhe për komunitetin e biznesit, e sidomos për investitorët e huaj”, tha ai.

Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qeveria po angazhohet maksimalisht që rritja ekonomike e regjistruar të jetë e qëndrueshme, e të ketë shpërndarje në mënyrë të barabartë tek të gjithë qytetarët e vendit e akterët e shoqërisë.

Në këtë ngjarje ishin prezent dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejcic, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog si dhe përfaqësues të tjerë diplomatik e akterë të shoqërisë civile.

Gjithashtu lexoni:

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Kosova News 12/12/2023 12/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura
19:28 -08/06/2025
Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit
19:10 -08/06/2025
I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?