KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Të premten do të dorëzojmë propozim për çështjen e dinarit
Politikë

Bislimi: Të premten do të dorëzojmë propozim për çështjen e dinarit

Kosova News
Kosova News 17:55 -19/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryenegociatori Besnik Bislimi, pas takimit në Bruksel, ka thënë se deri të premten Kosova dhe Serbia do të dërgojnë propozime për çështjen e dinarit e javën e ardhshme pritet të diskutohet për to.

Pas 4 orësh, përfundon takimi trepalësh në Bruksel – Kosova dhe Serbia do të dalin me propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit

Bislimi u takua me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, të martën. Mes çështjeve, u diskutua edhe ajo për dinarin.

Pas takimit, Bislimi ka thënë se u dakorduan se si të vijohet rruga për të dalë nga ky ngërç.

“U dakorduam që deri të premten secila palë të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. Dhe pastaj javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësire që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë ai pas takimit.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, pala serbe iu bishtnua përgjigjes në pyetjen se “a kemi marrëveshje”. Takimi që zgjati për më shumë se tre orë, sipas Bislimit, iu kushtua më së shumti Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit. 

“Ne në vazhdimësi duam të dëgjojmë edhe nga pala serbe se a kemi marrëveshje dhe a jemi të përkushtuar ta zbatojmë. Kryenegociatori serb iu bishtnua përgjigjes disa herë, në fund tha se për Serbinë është problematike marrëveshja pasi ka nene të cilat merren me statute, sidomos ato nene që tregojnë për respektimin e integritetit territorial, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të ngjashme. Në fakt, na u tha që Serbia nuk e njeh marrëveshjen si të tillë. Ai tha se për Serbinë është e pamundur të nënshkruhet një marrëveshje me Kosovën. Kur pastaj vetë pala serbe iu referua marrëveshjes së vitit 2013 të cilën e kanë nënshkruar, por Petkoviqi tha se ne nënshkruajmë marrëveshje vetëm aty ku s’diskutohen statutet”, ka thënë Bislimi.

Bislimi tutje ka thënë se Lajçaku ka konstatuar se është dëshpëruese që edhe një vjet pas dakordimit për Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Zbatimit, “nuk janë bërë përparime substanciale” dhe se “në këtë drejtim ka probleme Serbia”. 

“U trajtuan mundësitë se si të formalizohet respektivisht të regjistrohet Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit. U kuptua brenga e Kosovës se mosnënshkrimi ka ndikuar në moszbatim të marrëveshjes, por edhe në ashpërsinë e situatave në terren, qoftë përmes barrikadave, qoftë me sulmin si në Banjskë, e cila kulmoi me letrën e Bërnabiqit në BE që thoshte se nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, ka shtuar ai.

Në takim, siç ka thënë Bislimi, u diskutua edhe për dokumentin për termin e referencës për personat e zhdukur me dhunë. U diskutua edhe për energjinë.

“Është e vërtetë që ‘Elektroseveri’ ka shpërndarë dhe ka filluar inkasimin, por ende nuk janë liruar linjat e konjeksionit. Petkoviqi ka thënë se linjat e konjeksionit nuk janë pjesë e marrëveshjes, por u kundërshtua nga Lajçaku”, ka deklaruar Bislimi, i cili ka shtuar se Lajçaku do të përgatit një letër e cila u tregon vendeve të BE-së se dialogu dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës janë procese të ndara.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Kosova News 19/03/2024 19/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?