KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas 4 orësh, përfundon takimi trepalësh në Bruksel – Kosova dhe Serbia do të dalin me propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit
Politikë

Pas 4 orësh, përfundon takimi trepalësh në Bruksel – Kosova dhe Serbia do të dalin me propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit

Kosova News
Kosova News 17:12 -19/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfundoi me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kështu tha në fund të takimit të së martës kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e dy palëve mund të shndërrohen në një të vetëm që “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”.

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Aktualisht, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë në takim të përbashkët, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, Lajçak priti veç e veç Bislimin dhe Petkoviqin.

Bashkimi Evropian paralajmëroi një ditë më herët se do të shtojë trysninë mbi dy vendetpër të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Bisedimet, megjithatë, mund të mbeten nën hijen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë – temë kjo, po ashtu, e paralajmëruar nga BE-ja.

Me një rregullore të Bankës Qendrore, Kosova e ndaloi përdorimin e kësaj valute më 1 shkurt, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese.

Çështja, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re./rel

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Kosova News 19/03/2024 19/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?