KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës në Kosovë, biseduan mbi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian
Politikë

Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës në Kosovë, biseduan mbi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian

Kosova News
Kosova News 14:20 -24/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për kontributin, punën dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në progresin, zhvillimin dhe rrugëtimin drejt integrimit evropian të vendit tonë.

Ai vlerësoi lartësisht bashkëpunimin e ngushtë me ambasadoren në këto tri vite. Së bashku, përshkuan zhvillimet e ndodhura gjatë kësaj periudhe dhe situatën në vend e rajon, si dhe trajtuan perspektivat për të tashmen dhe të ardhmen. Ambasadorja cilësoi si një prej momenteve më të veçanta në mandatin e saj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Diskutuan dhe mbi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian, dhe përgatitjet e vendit tonë në kuadër të Planit të Rritjes si instrument i rëndësishëm në përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova është vendi i parë i cili ka dërguar drejt Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe agjendën e reformave, duke dëshmuar jo vetëm nivelin e përgatitjes, por edhe vullnetin dhe gatishmërinë për hapa të rëndësishëm tutje.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen e tij për bisedat e shumta produktive e konstruktive, zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Holandës si dhe i uroi ambasadores suksese të mëtejme në angazhimet e radhës.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it drejton një ceremoni të dorëzimit të detyrës në kampin ‘‘Film City’’

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

U arrestua për keqpërdorim detyre,prokuroria kërkon paraburgimin  ndaj  zyrtares së urbanizmit  në Prizrenit

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese

Kosova News 24/06/2024 24/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?