KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Nuk ka pasur marrëveshje për targat në Bruksel – në takim nuk ka qenë Petkoviqi
Politikë

Bislimi: Nuk ka pasur marrëveshje për targat në Bruksel – në takim nuk ka qenë Petkoviqi

Kosova News
Kosova News 12:01 -16/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi, ka folur sërish për takimin e djeshëm në Bruksel me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak me të cilin diskutuan për çështjen e targave.

Bislimi është shprehur i “nevrikosur” me raportimet se ka pasur arritje të marrëveshjes mes tij dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviq lidhur me targat.

Zv.kryeministri ka thënë se Petkoviq as që ka qenë i pranishëm në Bruksel, derisa ka shtuar se disa media kanë dezinformuar.

“Takimi ka qenë vetëm bilateral pra vetëm unë dhe zoti Lajçak. Çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel ka dezinformu sepse unë nuk jam dëgjuar me asnjë prej gazetarëve. Asgjë që është thënë në media nuk përkon, është produkt i imagjinatës. Petkoviqi nuk ka qenë fare në Bruksel as nuk ka qenë e paraparë që të udhëtoj”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se pozicioni i palës kosovare ka qenë se në katër muajt e fundit kanë ndodhur katër gjëra të rëndësishme që lidhen me dialogun.

“Në takimin e 18 gushtit në Bruksel për herë të parë është hapë tema e elementeve të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me dakordimin që kjo temë të mos mbyllet asnjëherë por të jetë tema e parë në secilin takim të rregullt me baza mujore mes liderëve të shtetit. E dyta, ka ndodh procesi i Berlinit ku janë nënshkruar tri dokumente të rëndësishme dhe Kosova është trajtuar njëjësoj si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri theksoi se në takim janë diskutuar elemente që kanë të bëjnë me mundësinë e daljes nga kriza.

Këto komente Bislimi i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në në diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, që të mërkurën është organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Kosova News 16/11/2022 16/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë
19:58 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?