KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Ndërkombëtarët pa strategji për targat, nuk treguan çfarë ndodh pas 10 muajsh
Politikë

Bislimi: Ndërkombëtarët pa strategji për targat, nuk treguan çfarë ndodh pas 10 muajsh

Kosova News
Kosova News 23:35 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se në kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë për shtyrjen e afatit për 10 muaj për konvertimin e targave ilegale në RKS ka munguar strategjia e ndërkombëtarëve, se çka ndodh pas atij afati 10 mujor.

Ai në transmetuesin publik ka thënë se nuk ka pasur garanci se çfarë do të ndodhte pas 10 muajsh dhe nëse të gjitha veturat me targa ilegale në veri të vendit do të riregjistroheshin.

 “Na ka munguar strategjia që fshihet prapa këtij 10 muajshi. Ne për propozimin tonë kemi pasur vizion të qartë, çfarë ndodh në këtë datë, pse ndodh në këtë datë dhe ku dalim në këtë datë. Ndërkaq, kur thua se unë po mendoj se është mirë 10 muaj por nuk më tregon se çka ndodhë pas 10 muajsh…. Nuk ka pas as ide se çfarë do të ndodhë gjatë 10 muajve. Shtyrja ka qenë objektivi jo instrumenti. Shtyrja ndodh për shkak të shtyrjes. Është një tendencë që gjithmonë problemet të shtyhen për më vonë. Por kur unë pyes se çfarë ndodhë në gusht të vitit 2023, përveç se ju vini e thoni shtyni edhe për 10 muaj, nuk ka pasur përgjigje. Këtu është problemi. Nuk ka pasur strategji të qartë që thotë se bashkë me ju sigurohemi se deri në gusht zhduken tabelat ilegale në Kosovë”, ka theksuar Bislimi. 

Ai ka thënë se është legjitime si komunitet ndërkombëtar të kërkojnë shtyrjen për 10 muaj, por po ashtu është legjitime që edhe ai të thotë pse 10 muaj dhe çka ndodhë gjatë kësaj periudhe.

“10 muaj është tuneli, ma trego dritën në fund të tunelit”, ka thënë Bislimi.

Në pyetjen snëse e ka parë atë dritë në fund të tunelit, i dyti i ekzekutivit kosovar ka thënë se nuk e ka parë.

Gjithashtu lexoni:

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare
20:46 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?