Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka kërkuar ndihmën e deputetëve për t’i bërë presion Prokurorisë për të publikuar raportin e hetimeve për Banjskën.
Këtë kërkesë Bislimi e ka bërë të premten teksa ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.
“Prokuroria nuk është Qeveria. Ne po bëjmë presion publik, bëni edhe ju që të publikohet raporti”, ka thënë Bislimi
“Ndihmona që edhe Prokuroria të veprojë”, ka thënë Bislimi para deputetëve.
Ai ka thënë se raporti i Qeverisë është dërguar BE-së, në Bruksel dhe të ambasadat ndërkombëtare.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, më 29 dhjetor 2023, ka deklaruar se se do t’i ngrisin aktakuza sapo t’i përfundojnë hetimet.
“Ne aktakuzat i ngrisim kur kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kërkush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka thënë Isufaj, në konferencën e fundvitit.
Edhe kryeministri, Albin Kurti, më 29 dhjetor 2023, e kishte quajtur absurditet mungesën e një aktakuzë ndaj Milan Radoiçiç, i cili ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulmin të 24 shtatorit 2023 që ishtecilësuar si terrorist në Banjskë ku kishin mbetur të vdekur një polic dhe tre sulmues.


