Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë të hënën Luginën e Preshevës.
Ata do të zhvillojnë takime të shumta me përfaqësues politikë të shqiptarëve në Luginë si dhe me të bizneseve e të shoqërisë civile.
Ndërkohë, në Kosovë për vizitë të hënën do të qëndrojë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Kryeministri Albin Kurti ka pohuar të dielën se shpreson që ajo të mos e shfrytëzojë lejen për vizitë për të bërë deklarata përçarëse.


