KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi e konfirmon: E pranuam versionin e ri të planit franko-gjerman, duhet të mbahet konfidencial
Politikë

Bislimi e konfirmon: E pranuam versionin e ri të planit franko-gjerman, duhet të mbahet konfidencial

Kosova News
Kosova News 14:36 -06/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi konfirmoi të martën se Kosova e ka pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman, mirëpo ka shtuar se ka një dakordim që ai të mbahet konfidencial.

Bislimi ka thënë se emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e ka dorëzuar të martën tek kryeministri Kurti versionin e fundit të planit.

Këto deklarata Bislimi i bëri kur është pyetur të martën gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, se përse nuk po bëhet publik plani.

“Diskutimi për planit franko-gjerman ka qenë tete-a-tete mes ekipit dhe z.Kurti, mes ekipit dhe z.Vuçiq. Dakordimi nuk ka qenë që diskutimi për planin franko-gjerman të jetë i mbyllur por përmbajtja e tekstit të mbahet konfidenciale. Nuk është dakordimi i tipit si po ia bëjmë. Na është thënë ose e diskutojmë planin me këto kondita ose nuk e diskutojmë dhe ju jeni pala që nuk dëshironi të përfshiheni”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se kryeministri Kurti i ka ftuar liderët e opozitës që ta shohin përmbajtjen e planit, por që sipas tij vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur takimit.

“Dakordimi është që të mos ketë diskutim publik dhe hapje publike. Kurti i ka ftuar liderët e subjekteve politike për ta ndarë me ta përmbajtjen e dokumentit, kanë ardhur vetëm Haradinaj dhe Gjini e kanë parë dokumentin dhe e kanë lexuar. Këtë mundësi e kanë pasur secili prej liderëve politik ne Kuvend, nuk ka pasur gatishmëri”, ka thënë Bislimi.

BE-ja dorëzon në Serbi e Kosovë “propozimin e fundit”
Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit me Lajçakun

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

2 vjet burgim për vozitësin që i shkaktoi vdekjen një gruaje në komunikacion

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona

Moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm

Kosova News 06/12/2022 06/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?