KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Asociacioni është temë më shumë e mediave
Politikë

Bislimi: Asociacioni është temë më shumë e mediave

Kosova News
Kosova News 22:51 -05/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se gjatë 14 muajve në Bruksel asnjëherë nuk është diskutuar për Asociacionin.

Gjatë intervistës për televizionin publik, ai ka thënë se kjo temë më shumë diskutohet në media.

“Asociacioni është përmendur vetëm në takimet e mia kokë më kokë me z. Lajçak, ku unë kam kundërshtuar faktin se Brukseli me lehtësi del e prononcohet për nevojën e krijimit të Asociacionit, por nuk prononcohet për mosrespektimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë”, ka thënë Bislimi. “Janë dy marrëveshje për Asociacionin ajo e vitit 2013 dhe ajo e vitit 2015. Por marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve është nënshkruar më 2011. Nëse në Bruksel marrëveshjet nuk janë ranguar asnjëherë për nga rëndësia, atëherë pse bëhet temë Asociacioni e nuk bëhet temë Menaxhimi i Integruar i Kufijve. Përgjigja e Lajçakut ishte se ‘ju merreni në Kosovë dhe deklaroheni për të’. Ne deklarohemi sepse na bëjnë pyetje mediat. Dhe më shumë është interesim i mediave në Kosovë për këtë, sesa i takimeve në Bruksel”.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, nuk mund të ketë as nuk do të ketë kompromis deri në njohjen reciproke.

Gjatë intervistës, Bislimi ka cituar Borrellin, shefin e BE-së për Politike të Jashtme e Siguri të BE-së, se çka ka shkruar ai në kërkesën e parë

“Shpenzimi i një viti kohë, duke u marrë me çështjet e së kaluarës, në vend se të merremi me peizazhin e madh dhe të ardhmen tonë, mendoj që është më se mjaftueshëm”, kishte shkruar Borrell, citoi Bislimi duke thënë se mund të mos jetë përkthim adekuat.

Ai tha se kjo nënkupton që ka ardhur koha që të mos merremi më me çështjet e kaluara, por me të ardhmen peizazhin e madh, pra marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu lexoni:

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Tjetërsuan  pronën 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona, në mesin e tyre dhe zyrtarë komunal

Kurti: Beogradi zyrtar e shndërroi varrimin e Mlladiqit në manifestim shtetëror të glorifikimit të gjenocidit

Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Fushë-Kosovës, pjesë e rastit edhe Krimet Ekonomike

TAGGED: asociacioni, bisedat, mediat
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?