KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biseda telefonike mes kryeministrit Kurti dhe Sullivan, Shtëpia e Bardhë del me njoftim zyrtar
Politikë

Biseda telefonike mes kryeministrit Kurti dhe Sullivan, Shtëpia e Bardhë del me njoftim zyrtar

Kosova News
Kosova News 10:21 -30/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi publik ka dhënë detaje lidhur me bisedën telefonike që ka zhvilluar Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në deklaratën e lëshuar për media thuhet se Sullivan ka shprehur shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë thekson se Sullivan ka folur edhe për vendimin e fundit të NATO-s për të shtuar praninë në Kosovë.

“Ndihmësi i Presidentit për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai vuri në dukje vendimin e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët tanë për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se Sullivan dhe Kurti kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku Sullivan ka deklaruar se dialogu është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën.

Ndryshe, të premten, kryeministri Albin Kurti deklaroi se biseda me Jake Sulliavn ka qenë inkurajuese.

“E falënderova për mbështetjen e SHBA-së për sigurinë kufitare të Kosovës dhe kërkova ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë”, ka shkruar Kurti në një postim në platformën “X”.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë.

Kurti bisedon me këshilltarin e presidentit Biden, e siguron për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in

Gjithashtu lexoni:

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Kosova News 30/09/2023 30/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër
10:09 -04/08/2026
Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës
10:07 -04/08/2026
Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike
09:18 -04/08/2026
Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë
08:55 -04/08/2026
Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën
08:50 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?