Ish- kryeministri suedez, Carl Bildt, ka folur lidhur me situatën e krijuar së fundi në veri, pas sulmit terrorist që kreu një grup i serbëve të uniformuar ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Bildt, në një postim në platformën “X”, ka thënë se çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë është dashur të zgjidhej shumë më herët
Sipas tij, është dashur të nxirret mësimi, që konfliktet e ngrira nuk mbesin të tilla përgjithmonë.
“E di që është shumë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës, dhe situata e serbëve të mbetur në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Duhet të kishim nxjerrë mësimin: Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, ka shkruar Bildt.


