KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bie numri i turistëve nga Kosova në Shqipëri, rikthehen serbët
Rajon

Bie numri i turistëve nga Kosova në Shqipëri, rikthehen serbët

Kosova News
Kosova News 21:37 -22/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

. Turizmi në Shqipëri po përjeton ndryshime të dukshme gjatë vitit 2025, me një ngadalësim të hyrjeve të turistëve nga jashtë, veçanërisht nga Kosova.

Sipas të dhënave të publikuara nga revista “Monitor.al”, për periudhën janar-korrik, në vend kanë hyrë 6.58 milionë turistë të huaj, me një rritje të ngadalësuar prej vetëm 3.5%, krahasuar me 23% rritje në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik, shifrat ishin modeste, me vetëm 0.4% rritje në krahasim me korrikun e vitit 2024.

Rënia më e dukshme vjen nga Kosova, e cila përbën rreth 35% të totalit të turistëve në 7 muajt e parë të vitit.

Hyrjet nga Kosova kanë pësuar një ulje prej 5% ose 121 mijë turistë më pak, ndërsa vetëm në korrik ka pasur një rënie prej 6%.

- Reklamë -

Sipas revistës “Monitor.al”, ky trend rënës i të ashtuquajturit “turizëm patriotik” lidhet me tre arsye kryesore: heqja e vizave për kosovarët për vendet e BE-së që nga janari 2024, rritja e çmimeve në Shqipëri dhe dobësimi i euros ndaj monedhës së përbashkët që përdoret në Kosovë.

Edhe grupi i dytë më i madh i turistëve, italianët, po tregojnë ngadalësim me një rritje prej vetëm 4.5% për 7 mujorin, krahasuar me 47% të vitit të kaluar. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë besnike ndaj destinacioneve shqiptare me rritje prej 11.3%, ndërsa vizitat nga Mali i Zi janë tkurrur me 2%.

Në rënie janë edhe vizitat nga Turqia (-8.3% për 7 mujorin dhe -33% në korrik), Polonia (-12%), dhe Spanja (-5.3%). Operatorët turistikë shpjegojnë se kjo ulje ka ardhur kryesisht për shkak të reduktimit të turistëve individualë.

Një zhvillim i veçantë është rikthimi i turistëve serbë, të cilët janë shtuar me 16% për periudhën janar-korrik, ose 77 mijë më shumë, dhe me 28% vetëm në korrik, duke preferuar kryesisht zonën e jugut të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Franca dhe Gjermania kanë shënuar rritje të ndjeshme të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, me përkatësisht 47% dhe 27% më shumë për 7 mujorin e këtij viti.

Gjithashtu lexoni:

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Kosova News 22/08/2025 22/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?