KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bie numri i aplikimeve në UP, Pupovci: Gjeneratat e reja janë më të pakta
Arsim

Bie numri i aplikimeve në UP, Pupovci: Gjeneratat e reja janë më të pakta

Kosova News
Kosova News 19:57 -15/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Dukagjin Pupovci, ka konfirmuar se këtë vit ka rënë numri i të interesuarve për të studiuar në Universitetin e Prishtinës.

Arsye për këtë sipas tij është se gjeneratat e reja janë më të pakta në numër.

“Është normale sepse gjeneratat e reja janë më të pakta në numër, që do të thotë se numri i studentëve potencialë është më i vogël se që ka qenë para një dekade, për shkak të rënies së natalitetit dhe faktorëve të tjerë, e nga ana tjetër edhe oferta është shtuar në Kosovë, pra nuk është UP-ja universiteti i vetëm”, ka thënë Pupovci.

Tutje, zëvendësministri ka bërë të ditur se deri më tani, interesimi më i madh i studentëve për të studiuar janë drejtimet si: mjekësia, psikologjia dhe juridiku.

“Në bazë të të dhënave të tri ditëve të para të aplikimit, interesimi më i madh për regjistrime është në Fakultetin e Mjekësisë, që ka ndodhur edhe më herët, pastaj kemi Psikologjinë, që ka interesim më të madh. Juridiku ka mjaft interesim. Në mesin e 10 degëve më atraktive ndodhet edhe gjuha gjermane, por nuk është asnjëra nga degët e ekonomisë”, ka treguar ai.

Ndryshe, sipas të dhënave të ministrisë, këtë vit në Kosovë testit të maturës i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin.

Arritshmëria mesatare në test është 78.43 për qind. Prej këtij rezultati, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 78.23 për qind, në gjuhën boshnjake 82.26 për qind dhe në gjuhën turke 93.94 për qind./KlanKosova/

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Kamenicës ndan 45 mijë euro për ekskurzione, planifikon t’i dërgojë nxënësit në Durrës

MASh u bën thirrje prindërve: Mos nxitoni t’i bleni tekstet mësimore, nuk është caktuar akoma çmimi

Zgjatet afati për aplikimin në provimin e maturës shtetërore

Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?