Një vajzë është lënduar si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë.
Klinika Emergjente ka thënë se viktima ka lëndime në kokë.
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur se policia ka marrur masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.
Ekipet e emergjencës së Prishtinës dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.
Një pjesë e rrugës është bllokuar nga Policia për qarkullim të automjeteve.

