KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bideni jo zyrtarisht nis fushatën për mandatin e dytë
Botë

Bideni jo zyrtarisht nis fushatën për mandatin e dytë

Kosova News
Kosova News 23:07 -04/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ani pse ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, presidenti amerikan Joe Biden, ka nisur fushatën për mandatin e dytë për zgjedhjet e vitit 2024. Ai ishte në një tubim në Filadelfia dhe lavdëroi administratën e tij për hapjen e mijëra vendeve të punës dhe investimeve në shëndetësi

Presidenti amerikan, Joe Biden, është duke u bërë gati për mandatin e dytë, pasi ka nisur fushatën gjatë një takimi me demokratët, të cilët njëzëri ia kërkuan edhe katër vjet.

Mirëpo, gjëja e vetme që mungonte në këtë fushatë ishte njoftimi zyrtar nga presidenti, por ky njoftim do të vonohet për disa javë.

Në tubimin e demokratëve në Philadelphia, Bideni ka lavdëruar administratën e tij për hapjen e miliona vendeve të punës dhe ka thënë se është duke bërë investime në punët publike, shëndetësi dhe teknologji të gjelbër.

Ai ka kritikuar ekstremizmin republikan, duke thënë se kjo parti ende është e lidhur me lëvizjen “T’ia kthejmë namin Amerikës” të ish-presidentit, Donald Trump.

“Kam ndërmend të bëj më shumë. Prandaj më lejoni një pyetje të thjeshtë. A jeni me mua?”, ka thënë Bideni duke nxitur turmën që të bënte thirrje për mandatin e dytë.

Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, e nisën me këmbë të mbarë këtë tubim pasi pak orë më herët agjencitë e punësimit raportuan se vetëm në muajin janar janë hapur 517 mijë vende të reja pune.

“Nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë nëse e sosim me mendje. Vetëm mbajeni mend, kujtoni se kush jemi. Jemi emri i Zotit. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asgjë përtej kapacitetit tonë. Ne jemi kombi i vetëm në botë që ka dalë më i fortë pas çdo krize. Kjo është ajo që bëjmë”, ka thënë presidenti amerikan.

Para se të mbajë fjalimin e tij në Senat, Bideni ka bërë thirrje për unitet politik, diçka që sipas tij, nuk ka mundur ta arrijë, ani pse e kishte premtuar në fushatën e vitit 2020.

Që prej muajit janar, Bideni në Washington është përballur me presion të madh pas hetimeve se si janë gjetur dokumente sekrete në shtëpinë e tij dhe në zyrë.

FBI-ja ka kontrolluar shtëpinë e dytë të presidentit amerikan, Joe Biden, në Delaware, si pjesë e hetimeve për dokumentet sekrete më 2 shkurt. Avokati i Bidenit ka bërë të ditur se kontrolli i shtëpisë ishte planifikuar me përkrahjen e plotë të presidentit. Kontrolli i shtëpisë së dytë të Bidenit është pjesë e hetimeve të gjera në lidhje me menaxhimin e dokumenteve të klasifikuara nga zyrtarët e lartë të SHBA-së.

Javë më parë, FBI-ja ka kontrolluar disa lokacione, pasi dokumente sekrete u gjetën në Penn Biden Center – zyrë në Washington, të cilën Bideni e kishte përdorur pasi kishte përfunduar punën si zëvendëspresident në periudhën e Barack Obamas.

Më shumë dokumente janë zbuluar në shtëpinë e Bidenit në Wilmington të Delawaret. Kontrolli është kryer në muajt dhjetor dhe janar.

Numri i saktë i dokumenteve nuk është i qartë – ani pse vetëm në muajin janar ishin gjetur dhjetëra dokumente.

Bideni ka thënë se ekipi i tij ka bërë atë që është dashur “duke njoftuar menjëherë zyrtarët” dhe se janë në bashkëpunim të plotë me hetuesit.

Në skandalin me dokumente sekrete janë përfshirë edhe ish-presidenti Donald Trump dhe ish-zëvendësi i tij, Mike Pence. Te të dy janë gjetur dokumente sekrete.

Në rastin e Pence janë gjetur një numër i vogël i dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e tij në Karmel të Indianas.

Gjithashtu lexoni:

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Kosova News 04/02/2023 04/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?